Rama: Kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në 2 muajt e parë të 2022

Kryeministri Rama ka folur për krizën dhe rritjen e çmimeve me bordin e importuesve të mallrave të shportës. Teksa theksoi ndihmën përmes paketës së krizës që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e shtresave në nevojë, Rama tha se mbështetje ka edhe për bujqësinë dhe se në 2 muajt e para të 2022 eksportet bujqësore u rritën me 14 %.

“Është një investime jo i vogël në fillim por në afat të mes e të gjatë është një investim fitimprurës.  Ne kemi tavanin më të lartë në Europë, krahasuar me të tjera, ne jemi në pikën më të lartë të tavanit për të shkëmbyer, nuk mund të shkojmë më tutje, po shohim një fazë të dytë zhvilli dhe zgjerimi të marrëdhënieve me rrjetin, por sot për sot investimi individual në një kohë të dytë mund të lidhet me rrjetin, për momentin të krijon një kapacitete dhe pavarësi të plotë për të prodhuar energjinë. Domosdoshmëria për të garantuar furnizimin me energji dhe për të vazhduar t’i qëndrojmë me çdo çmim pozicionit tonë për të mos rritur çmimin. Në një moment që nuk do e mbajmë dot do ju themi arsyet. Mbajtja ka një kostot të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit. Problemi me naftën është gjithnjë e më i prehtë për të garantuar sasitë dhe jo çmimi.  Të vazhdojmë të mbështesim ata në nevojë dhe janë mbi gjysmë milion që do përfitojnë për 3 muaj nga paketa e krizës, do mbështesim bujqësinë, kemi eksportuar 14 % më shumë produkte bujqësore në janar shkurt. Sot jemi thuajse gjysmë miliardi eksporte bujqësore dhe duhet të shkojmë te 1 miliardi. Ne eksportonim 1, importonin 7, sot eksportojmë1 dhe importojmë 3, pra nevoja plotësohet brenda tregut”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rama me importuesit e 'shportës': Garanci sovrane për rezerva me produkte, nëse s'shiten, stokun e blen shteti! Mbështesim familjet e fabrikat të investojnë në panelet diellore


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital

Tiranë, automjeti bie tek Lana në afërsi të rrethit të Shkozës, 35-vjeçari dërgohet në spital