Kryeministri Edi Rama mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit më vdekje në shoqëritë demokratike, ndërsa tha se vendi ynë ka legjislacionin më të ashpër për dënimet për dhunën dhe krimet, por që problem është zbatimi i këtyre ligjeve nga gjyqtarët e papërgjegjshëm që i lirojnë në sallën e gjyqit, apo u japin dënime të lehta.
'Si çështje të civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, në adresimin e kësaj çështje ka pasur debat të gjatë kur janë hedhur hapat e para të heqjes së dënimit me vdekje. Në shoqëritë demokratik të bazuar jo vetëm duke respektuara të drejtat e njeriut, proi edhe në aspektin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla në shoqëri. Edhe në vendet të nivelit më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje. Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve ndër vite në legjislacion ka legjislacioni më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe fatkeqësia te ne është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime ekstreme, duke i lënë të lirë në sallën e gjyqit apo duke u dhënë dënime të lehta duke shkaktuar më pas dhimbje dhe plagë të evitueshme. Mundësitë për të rishikuar legjislacion janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne kemi legjislacion të standardeve të mira të shoqërive demokratike dhe sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligjet.", tha Rama
Lajmi kryesor:
Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Festa e Krishtlindjes në Lushnjë, mbahet mesha në Kishën e Shën Gjergjit
25 Dhjetor, 10:38
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15