Rama: 400 kotece i transformuam në qendra moderne shëndetësore! Thertorja Kamëz-Milot ishte si film i mesjetës

 

Kryeministri Edi Rama në konferencë

Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për gjendjen e shëndetësisë, sidomos investimet e infrastrukturës mjekësore, por edhe bujqësinë, kanalet e ujitjes, dixhitalizimit të tokës dhe tregjeve, sidomos atyre të gjësë së gjallë.

“Janë rehabilituar 400 qendra shëndetësore, kur dikur ishin 400 kotece. Kemi maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, spitalin e Kukësit, të Lezhës, mjediset e spitalit psikiatrik në Vlorë, spitalin e Gjirokastrës dhe Dibrës, projekte e investime që janë edhe në vijim. Programi për asistencën sociale, në bashkëpunim edhe me qeverisjen vendore”, tha kryeministri në lidhje me shëndetësinë.

Por vuri në dukje edhe problematikën e tregjeve dhe infrastrukturën e tyre mbështetëse.

“Eksportet bujqësore janë rritur, me afro 20%, 11 mujorin e vitit 2024. Jemi në 435 mijë tonë eksporte bujqësore. Investime në argjinatura, në kullim dhe hidrovore. Vazhdon puna edhe në segmente të reja kanalesh kryesore kulluese. Infrastruktura kryesore e ujitjes për 8 mijë hektarë të tjerë. Faza përfundimtare e dixhitalizimit të tokës, që më parë nuk ekzistonte as për 1 hektarë të vetëm. 

Kemi edhe çështjen e tregjeve. Kamëz-Milot ishte si një thertore, nga e kemi nisur, me sencacione gjaku, ku rruga ishte e mbushur me kafshë të therura, gjysma e rrjepur e gjysma në proces. Madje edhe kur keni shkuar të raportoni keni marrë edhe copa gjaku në rrobat apo makinat tuaja (i drejtohet gazetarëve). Duket si film i mesjetës, por ky është realiteti. Problemi i tregjeve ekziston dhe duhet adresuar. Janë bërë 9 tregje të gjësë së gjallë këtë periudhë dhe kanë përfunduar, janë funksionale”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet