SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka kthyer përgjigje për kërkesën e kryeministrit Edi Rama që gjysma e parave të fushatës të shkojë për mbjelljen e pemëve. Në përgjigje, Spahia i ka dërguar kontaktin e Drejtoreshës së Mjedisit dhe Pyjeve pranë Bashkisë Shkodër, Aida Shllaku,

Mbjellja e pemëve me gjysmën e parave të fushatës së 14 majit ishte një nismë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, të cilit i kërkonte të bashkëpunonte për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.

Ai i kërkoi kontaktet e nevojshme për të vënë në zbatim nismën e tij dhe Bardhi i ka referuar Aida Shllaku, drejtoreshë e Mjedisit dhe Pyjeve.

Letra e Bardh Spahisë për Ramën