Pak ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi një nismë të Partisë Socialiste, risi në politikën shqiptare, gjysma e parave të parashikuara për fushatën e 14 majit socialistët do t’i shpenzojnë për të mbjellë pemë. Dhe Rama nuk ka humbur kohë. Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste ai u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
Shqiptarja.com ka siguruar letrën e drejtuar Bardh Spahiajt, në të cilën thuhet se Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t'i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë.
“Kësisoj, duke filluar nga data 11 prill. Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj. Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme të truallit për t'u mbjellë”, thuhet në letrën e firmosur nga kryesocialisti Rama.
Teksa prezantoi për herë të parë nismën 5 ditë më parë Rama tha se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.
“Paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama teksa foli në Konventën Kombëtare të Turizmit.
Letra e Ramës për kreun e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
Sa pemë mbjellë ti, 1000-fish herë pemë digjen e priten. Këto pemë mos i mbillni after vilave/komplekseve tuaja si po beni se është rezik zjarri nga ngrohja globale
PërgjigjuDhenia e parave te fushates megjithese pak e nxituar dhe e parakohshme dhe besoj pa lejen e KQZ per peme, tregon nje fitore te sigurte ne zgjedhje dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe me gjendjen e opozites.Le te shpresojme qe pemet dhuruar Shkodres,nuk do te kene fatin e pemes se mbjelle nga Hrushovi,thjesht pse i ka dhuruar PS!
PërgjigjuJeni i duhuri per vendin tone
PërgjigjuEshte nje nisme shume e mire
PërgjigjuNje vendim shume i mire ky,bravo qe investoni parat ne nje gje qe do kete nje ndikim pozitiv ne komunitet
PërgjigjuE keni treguar zoti kryeminister qe gjithmone e mbani fjalen e dhene
PërgjigjuKaq te pangopur jane, saqe edhe leket qe shteti ua jep partive politike per zgjedhje, duan ti vjedhin. konkretisht PS, leket qe ka marre per fushate nga Celibashi, do tia jape ndonje oligarku prane qeverise per te blere peme. Sepse ato peme qe do mbillen nuk jane pa leke. Fushata do mbulohet me leke te biznesmeneve lokale, jo se nuk do hidhen leke.
PërgjigjuProblemi esht se Shkodra nuk ka me shkodran.Tani shkodran quajn veten ato qe kan zbrit nga malet dhe u kan mbyt qytetin e kultures duke e kthyer ne qytet te injorances.Shpresoj dhe uroj ket her te fitoj Beneti por zor se ja japin voten PS te zbriturit nga mali
PërgjigjuEdhe kryetari I Bashkise nuk eshte Shkodra por kuksiane
E dime te gjithe qe fjalen qe jepni e mbani ,vazhdoni lideri Rama
PërgjigjuMbase mbillni dhe këtë timin në vend të fidanëve
PërgjigjuMos u fsheh pas tastieres o plep po thuaja ne sy...se e di dhe ti vet ku ta fut ate tendin Rama prandaj nuk ke by.h tja thuash dhe ben trimin nga tastiera
po sigurisht pasi ja mbyll gojen opozites, me polici tatimore, me gjobaxhinjte, me mediat e blera dhe me shantazhuesit mund te kerkosh edhe te mbjellin fidane e bar. E ke bere opoziten me fol me vete dhe nje llaf te thote ne klube ja nxjerr ne gazete, duke i etiketuar si tradhetare dhe spiune
PërgjigjuPer cil opozite flet per dpiune e non grata?