TIRANE- Sipas burimeve nga ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, që ka kërkuar largimin e kreut të OSHEE nga detyra. Disa orë përpara dorëheqjes së Arben Seferit nga detyra e drejtorit të Operarotit të Shpërndarjes, është zhvilluar një mbledhje e Shtabit Qendror kundër vjedhjes së energjisë nën drejtimin e kryeministrit, ku ai ka deklaruar se rezultatet e operacionit masiv në mbarë vendin janë ende larg objektivit të qeverisë.
Rama ka thënë, gjithnjë sipas burimeve, se nuk mjaftojnë as arrestimet e dy drejtorëve rajonalë dhe as krahasimet me situatën në kohën kur drejtonte qeveria e PD-së, duke kërkuar shifra më të larta dhe tolerancë zero ndaj vjedhësve.
/Shqiptarja.com

Dorëhiqet kreu i OSHEE, Arben Seferaj, në vend të tij Adrian Çela