TIRANË - Në prezantimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryeministri Rama duke vlerësuar themelimin e këtij Këshilli shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të sjellë edhe bashkëveprimin e opozitës në reformat të tjera, kryesisht për një nga reformat kyçe, siç është reforma e drejtësisë.
“Formimi i këtij këshilli të jetë frymëzues për opozitën. Me forcën e këtij shembulli të kemi edhe opozitën si prezencë e munguar në reformën në Drejtësi. I uroj Këshillit sukses.”- tha Rama.
Më tej Rama i ka uruar suksese kësaj strukture gjithëpërfshirës duke garantuar edhe mbështetjen e qeverisë. Sipas Ramës ky model është një nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera që kanë aspiruar dhe më pas janë bërë pjesë e BE.
“Është një eksperiencë tërësisht e re për ne, të cilën e kemi marrë si model nga paraardhës të suksesshëm në procesin e integrimit, që tashmë janë anëtarë në BE. Është një eksperiencë që do tregojë vullnetin tonë për të bashkëpunuar për të njëjtin qellim, jo vetëm duke e thënë por edhe duke e bërë secili detyrën e et në interes të këtij qëllimi që është integrimi i Shqipërisë në BE.”-u shpreh Rama.
Fjala e plotë e Ramës
Kryeministri Rama i kërkoi politikës shqiptare që të lerë prapa derës klimën e Parlamentit, pasi ajo nuk i përshtatet integrimit.
“Nga ana tjetër, më lejoni të shpresoj se përmes angazhimit të përbashkët do të arrimë që të krijojmë së paku në këtë këshill një mjedis, ku flitet për problemet e mprehta të integrimit, për sfidat e mprehta shoqërore dhe politike që na imponon integrimi, duke lënë mbrapa derës të gjithë klimën, që në fakt, nuk i përshtatet shumë frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit.”- tha Rama.
Pas tij fjalën e ka rimarrë Majlinda Bregu e cila duke iu drejtuar Ramës u shpreh se “U bindët edhe ju më në fund te modeli i suksesshëm. Edhe në vendet e tjera ky këshill drejtohej nga opozita.
Bregu: Më vjen keq që Shqipëria ka kaluar dhe Sirinë për azilkërkuesit
Ish-ministrja e Intgrimit, Majlinda Bregu në cilësinë e kryesues së Këshillit Kombëtar i Integrimit, shprehu keqardhje për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE.
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Kombëtar të Integrimit Bregu u shpreh se Më vjen keq që edhe Shqipëria ka kaluar edhe Sirinë për azilkërkuesit.
Ndërsa renditi një sërë problematikash për Integrimin, Majlinda Bregu shprehu besimin se ky këshilli do të luaj një proces të rëndësishëm për integrimin e vendit.
“Duhet diskutim i përbashkët për prioritetet. Nuk bie dakord me mënyrën sesi po menaxhohet ky proces së brendshmi. Duhet vullnet politik dhe besim për të ecur përpara, jo standarde në letër. Janë një sërë detyrash që duhet t’ia nisim nga sot”, u shpreh Majlinda Bregu.
Vlahutin: Nuk ka rrugë të shkurtët, ka shumë punë për të bërë
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e pranishme në aktivitet theksoj se duhet kuptuar kompleksiteti i procesit të integrimit.
“Duhet të kuptojmë kompleksitetin e këtij procesi. Nuk ka rrugë të shkurtra. Shumë punë për t’u bërë. Kjo është mundësia juaj për të qenë të barabartë dhe konkurruese në BE. BE dhe miqtë e tjerë të Shqipërisë mund të këshillojnë, por nuk mund të ndryshojnë vendin.”- tha Vlahutin.
Më tej ambasadorja e BE ka renditur tre pika të rëndësishme për procesin e integrimit sipas saj.
“Shqipëria ka kaluar shumë kohë të vështira, dhe ka humbur shumë mundësi për modernizim. Puna që duhet bërë është shumë e madhe, por duhet të jemi të ndershëm se nuk ka zgjidhje ka jashtë, apo rrugë të shkurtër, ka një punë të jashtëzakonshme për të bërë. Duhet vullnet për të ndryshuar, pasi kjo është mundësia juaj historike. Është mundësia juaj, dhe përgjegjësia juaj. Kam 3 mesazhe të thjeshta sot. I pari është për arrogancën dhe brutalitetin e korrupsionit. E kam për ata që mendojnë se janë të paprekshëm, por nuk ka të tillë. Ligji duhet të mbizotërojë. Së dyti, ata që janë zgjedhur për të qeverisur në çdo nivel, nëse keni dashur t’i shërbeni vendit tuaj, ky është momenti. Është radha juaj të bëni detyrën për të ndihmuar vendin tuaj pavarësisht bindjes politike. Së treti, qytetarët e Shqipërisë duhet të përdorin mundësitë që i jepen vendit drejt integrimit. Përdorini këto mundësi për ta bërë vendin tuaj më të sigurtë dhe të rrisni nivelin tuaj të jetesës”, u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin.
Meta: Sfida jonë kryesore, përmirësim i politikës së brendshme
Kreu i Kuvendit ka kërkuar që ky Këshill të mbahet larg konflikteve politike, pasi sipas tij në Shqipëri sfida kryesore është përmirësimi i politikës së brendshme.
“Sfida jonë kryesore ka të bëjë me përmirësimin e politikës së brendshme. E rëndësishme që ky këshill të mbahet larg konflikteve politike. Ky këshill ka mbështetjen e Kuvendit për përshpejtimin e procesit të integrimit.”- tha Meta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Formimi i këtij këshilli të jetë frymëzues për opozitën. Me forcën e këtij shembulli të kemi edhe opozitën si prezencë e munguar në reformën në Drejtësi. I uroj Këshillit sukses.”- tha Rama.
Më tej Rama i ka uruar suksese kësaj strukture gjithëpërfshirës duke garantuar edhe mbështetjen e qeverisë. Sipas Ramës ky model është një nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera që kanë aspiruar dhe më pas janë bërë pjesë e BE.
“Është një eksperiencë tërësisht e re për ne, të cilën e kemi marrë si model nga paraardhës të suksesshëm në procesin e integrimit, që tashmë janë anëtarë në BE. Është një eksperiencë që do tregojë vullnetin tonë për të bashkëpunuar për të njëjtin qellim, jo vetëm duke e thënë por edhe duke e bërë secili detyrën e et në interes të këtij qëllimi që është integrimi i Shqipërisë në BE.”-u shpreh Rama.
Fjala e plotë e Ramës Kryeministri Rama i kërkoi politikës shqiptare që të lerë prapa derës klimën e Parlamentit, pasi ajo nuk i përshtatet integrimit.