HOLANDË- Pas vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama është ndalur në Holandë ku ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga sekretari i Përgjithshëm o NATO-s, Jens Stoltenberg. Në konferencën për shtyp, ku kryeçështje ishte Ukraina, kreu i qeverisë shqiptare fjalën e tij ja kushtoi tensioneve në veri të Kosovës. Rama theksoi se palët duhet të ulen në dialog, pasi çdo përshkallëzim i situatës munda të sjellë një fund katastrofik.
“Mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, pra në veri të Kosovës, ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit, sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.
Ndërkohë, ai u ndal edhe në deklaratën bërë pak ditë më parë për situatën në Kosovë, ku tha se nuk do të lejojnë një Donbas të dytë. Rama u shpreh se rreziku është shumë real dhe duhet parandaluar vetëm përmes dialogut, duke theksuar se këtë çështja e ka diskutuar edhe në Bruksel. Sipas Ramës është koha për të ndërhyrë në mënyrë që të mos hidhet poshtë ajo që është ndërtuar deri më tani në Ballkanin Perëndimor me ndihmën e BE-së.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.
Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e palëkundur që ka vendi ynë për Ukrainën.
“Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur”, tha ai.
Duke komentuar situatën në Rusi dhe revoltën e Wagner, Stoltenberg tha se Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të vijojnë me mbështetjen për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u shpreh se në samitin e NATO-s që do të mbahet pas disa javësh në Vilnius, liderët e vendeve që janë pjesë e aleancës do të bien dakord për një sistem për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Lufta e Putin kundër nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoletenberg.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Liderët u mblodhën në një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Holandës për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Aleancës që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për situatën në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg u pyet nëse vendosja e Prigozhin në Bjellorusi mund të jetë një kërcënim për vendet e lindjes. Stoletenberg tha se ende nuk dihet se ku do të vendosen forcat e grupit Wagner, por nuk përjashtoi mundësinë që ato të ndjekin Prigozhin në Bjellorusi. Ai theksoi se NATO është e gatshme të forcojë mbrojtjen në vendet aleate dhe se do mbrojnë çdo territor të tyre.
“Është herët për të thënë se ku do përfundojnë këto forca. Është herët për të bërë një gjykim final për pasojat duke parë faktin që Prigozhin ka lëvizur drejt Bjellorusisë. Ka forca që disa prej forcave të ndjekin në Bjellorusi. Do sigurohemi që të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo aleat të NATO-s, sidomos ato që janë vende kufitare me Bjellorusinë. Edhe me pushtimin e Ukrainës dyfishuam praninë ushtarake në pjesën lindore. E kemi gatishmërinë, planin, forcat tona dhe përkushtimin për të mbrojtur çdo territor të NATO përkundrejt çdo kundërshtari dhe kjo shkon për Moskën dhe Minskun. Përndryshe ne nuk e dimë ende se ku do të stabilizohen forcat e Wagner”, tha Stoltenberg.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij për shmangien e një “Donbasi të dytë Ballkanik”. Rama thotë se ndau shqetësimin e tij me liderët e huaj ndërsa shton se është imediate për të vepruar pasi situata në veri të Kosovës është shqetësuese.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe me anë të NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë Rama theksoi se duhet bërë çmos që të mos lejohet një ‘Donbas’ ballkanik mu në zemër të Europës, e palët të reflektojnë e t’i kthehen planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve. Degradimi i situatës në veri, sipas Ramës do i kushtonte jo vetëm Serbisë dhe Kosovës, por të gjithë rajonit, i cili do bënte hapa pas. Prandaj, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri holandez, Mark Rutte për disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s, në vigjilje të Samitit të Vilnius më 11-12 Korrik.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda foli edhe për kryengritjen e grupit të milicisë Wagner në Rusi. Ai u shpreh se fakti që Prigozhin është strehuar në Bjellorusi është një rrezik i madh.
“Ditët e kaluara pamë kryengritjet e grupit Wagner. Nëse Rusia vë një vrasës të tillë në Bjellorusi atëherë ne jemi në një rrezik edhe më të madh. Planet e reja të mbrojtjes janë të një rëndësie të madhe për ne.”- tha Presidenti i Lituanisë.
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.
“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, homologu i tij nga Holanda, Mark Rutte tha se plani i putin po dështon.
“Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, tha Rutte.
ky eshte nona, i krishtere qe udheheq nje popull islamik, dhe qe kerkon te mbroje kosoven. Ky do te behet lideri i ballkanit
PërgjigjuFoli dhe lideri xhepistave arnaut. Debili qw as thojt nuk i pret
PërgjigjuEDI RAMA NDERI I KOMBIT SHQIPTAR...I VETMI QE DI TE BEJ POLITIKE