Rama: Kopenhageni? Amsterdami?
Stokholmi? JO, Elbasan Arena!

Stadiumi "Elbasan Arena" është gati. Këtë e ka konfirmuar sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
stadiumi
Rama ka publikuar foton e stadiumit "Elbasan Arena" të cilin e krahason me stadiume të famshme në Evropë. “Sheshi përpara Shtëpisë së Re të Kuqezinjve. Kopenhageni?, Amsterdami? Stokholmi? JO, Elbasan Arena" shkruan Rama në Twitter. "Elbasan Arena" do të jetë gati pë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që do të zhvillohet me 11 tetor.
 stadiumi
Impianti me një kapacitet prej 12.500 vendesh që u bë i mundur me financimin e UEFA-s, FSHF-s dhe qeverisë shqiptare do të ketë një tribunë moderne, po ashtu edhe sallat e konferencave, dhomat e zhveshjes, por mbi të gjitha simbolin kombëtar, shqiponjën kuqezi të vendosur në stolat e tribunës përballë.
rama
Tapeti është mjaft cilësor, ndërsa ndriçimi nuk do të ketë asgjë më pak se stadiumet ndërkombëtare. Punimet janë ndjekur me vëmendje edhe nga presidenti i FSHF, i cili ka udhëtuar shpesh drejt Elbasanit.
rama
Në ditët në vijim pritet që në Elbasan të zbarkojë edhe një tjetër grup specialistësh për inspektimin final të punimeve për të certifikuar përfundimisht shtëpinë e re të Kombëtares shqiptare për vitet në vijim, por jo vetëm, pasi edhe ekipet shqiptare që luajnë në Europë do të zhvillojnë ndeshjet po në këtë stadium.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri