“Korça është bërë realisht lokomotiva e Rilindjes urbane.”- kështu u shpreh Kryeministri Rama pasi inspektoi,disa nga kantieret e punëve për rivitalizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e jetës sociale të qytetit.
Sipas kryeministrit Korça është një qytet ku projektet konceptohen mbi një vizion europian dhe realizohen me cilësinë e lartë të ambicies së një komuniteti model në Shqipëri.Kjo rilindje e qytetit, qtha kryeministri, po jep edhe shenjat e para të ringritjes ekonomike për bizneset familjare, do të shtrihet në gjithë bashkinë e re të Korçës.
“Besoj që s’ka nevojë për koment. Puna e Sotiraqit flet vetë, me shkëlqimin e këtyre projekteve. Korça është bërë realisht lokomotiva e Rilindjes urbane. Është vendi ku pa as më të voglin dyshim ka një transformim fantastik dhe këtë e tregon edhe fakti që fundjavat janë të mbushura me vizitorë. Edhe nga pikëpamja ekonomike duken shenja të qarta të një hopi të rëndësishëm për ekonominë familjare, të mbajtur nga bizneset e qytetit. Nuk ka diskutim që çka ka nisur këtu do të shtrihet në të gjitha bashkinë e re, ashtu sikundër të gjitha bashkitë e reja do të vazhdojnë në rrugën e rilindjes urbane, për t’i dhënë më në fund qytetarëve, familjeve, të gjitha moshave kudo ku jetojnë, mundësinë që të ndjehen pjesë e komunitetet, pjesë e qytetit, pavarësisht nëse jetojnë në qendër të qytetit apo në fshatin më të largët. Tanimë, bashkitë janë njësi ekonomike urbane të integruara dhe për të lënë mbrapa 20 e kusur vite batërdi, rrumpallë, anarki, pluhur, baltë, idiotësi,” – u shpreh Kryeministri, i cili shoqërohej edhe nga Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i bashkisë
Rama vizitoi edhe Parkun “Rinia” të qytetit, ku po zbatohet projekti për rehabilitimin dhe kthimin e tij në një hapësirë cilësore të jetës qytetare. Aktualisht aty po mbyllen punimet e ndriçimit të mureve dekorativë me tulla xhami, po vendosen stolat përgjatë shëtitores dhe është drejt përfundimit baseni i liqenit në pjesën fundore të parkut.
Dy kantiere të tjera të rilindjes janë stadiumi i tenisit dhe ndërtimi i një terreni tjetër sportiv, të cilat kryeministri i konsideroi të rëndësishme për rigjallërimin e jetën sociale të qytetit.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com