Rama: Korrupsioni me pronat
po gërryen themelet e vendit
Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën e diskutimit në lidhje me çështjen e pronave. “Mbi fjalën pronë rëndon hija e pasigurisë”, tha lideri Edi Rama gjatë fjalës së tij. Sipas Ramës, “mungon sot një shtet që të mbrojë pronën publike dhe private”.
TIRANE – Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën e diskutimit në lidhje me çështjen e pronave. “Mbi fjalën pronë rëndon hija e pasigurisë”, tha lideri Edi Rama gjatë fjalës së tij. “Ky shtet është vetë hija e pasigurisë që duam të largojmë” tha Rama, që shtoi: “Duam t’i japim fund rrënimit të mëtejshëm të pronës publike”.
Ai tha se forcat politike në këto vite kanë dashur të marrin vetëm votat e pronarëve. Për këtë, sipas tij, “mungon sot një shtet që të mbrojë pronën publike dhe private”.
“Korrupsioni me pronat po gërryen themelet e ekonomisë, financave dhe po shpërfytyron pamjen e këtij vendi”, tha Rama, sipas të cilit “demokratizimi i marrëdhënieve me pronën është sot një emergjencë kombëtare për t’i ridhënë mundësisë Shqipërisë që të rimarrë frymë”.
Rama rikujtoi se në lidhje me pronën në Shqipëri ka 16 ligje dhe 8 institucione që ndërthuren me njëra-tjetrën: kjo e bën të “pamundur që të demokratizohet marrëdhënia e kësaj shoqërie me pronën”.
“S’ka rilindje të ekonomisë pa zgjidhur çështjen e pronave”, pohoi lideri i Partisë Socialiste.
Përsa i përket problemit të legalizimeve të pronave, Rama tha se “sot pas 7 vjetës ka vetëm një të re: ka ikur Shaban Memia”. “Qytetarët duhet ta kenë shumë të qartë – tha ai - me këtë qeveri çdo votë që japin shton ndërtimet pa leje”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26