TIRANE - Krerët katolikë të Evropës u mblodhën sot në Tiranë, qyteti i cili do të presë takimin botëror të paqes që do të mbahet këtë shtator, ku vendi ynë do të jetë edhe një herë simbol i bashkëjetesës fetare në botë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryeministri Edi Rama tse kujtimi ende i gjallë dhe i paharruar e vizitës së Papa Françeskut vitin e kaluar do të pasohet tashmë me takimin botëror të paqes. Në këtë kuadër Rama tha se vendi ynë edhe një herë është ftuar të jetë shembull i bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare.

“Nuk është shumë e zakonshme që një kryeministër të marrë fjalën në një takim kaq specifik. Bëhet fjalë për një event të rëndësishëm për komunitetin katolik. Ambicien për ta bërë Shqipërinë edhe një herë një pikë takimi për artizanë të paqes dhe modestisë me të cilën organizuesit e ndërmorën pranova me shumë kënaqësi të vij për ta përshëndetur. Çka më shtyn edhe më tepër është edhe vizita baritore e Papa Françëskut. Apostulli i parë me të cilin imzot Noli e quan ungjillor e përkufizon kështu fjalën: Fjala e shpirtit është e gjallë dhe përmbushëse, më e mprehtë se një shpatë me dyte. Si e tillë më oshëtin edhe fjala e Papa Françëskut që e shqipëroi gjatë dhe pas vizitës së tij në Tiranë. Në Shqipëri kemi dëshminë e diçkaje që tejkalon paqen dhe tolerancën, përvojën e të qënurit pandashmërit bashkë. Ndonëse e panjohur Shqipëria ka qenë që në krye të herës një simbol bashkëjetese dhe vëllazërimi.” tha Kryeministri Rama

rama
Foto të tjera

Rama: Po çoni në fund amanetin e Papa Françeskut dhe Gjon Palit II
Më tej shefi i qeverisë vlerësoi punën e bërë ndër shekuj nga rregulltarët katolikë në dobi të paqes dhe ardhjes në ndihmë të personave në nevojë. Siç u shpreh kryeministri Rama janë edhe sot rregulltarët katolikë të cilët barbarisë që ekziston në disa zona i përgjigjen me dhembshuri dhe modesti. Kjo për Ramën është përmbushja e një amaneti të lënë nga Papa Françesku dhe Papa Gjon Pali II gjatë vizitave të tyre në vendin tonë.

"Në zona të nxehta të globit sot ku barbaria po kthehet si formë normale, janë rregulltarët ata që vijnë materialisht dhe shpirtërisht në ndihmë të popullsive, nga Korea e Veriut ku sundon edhe sot një diktaturë absurde, në Kubë duke kaluar në rajonet e stërmunduara të Lindjes së Mesme. Rregulltarët katolikë japin një shembull uniteti që të gjitha burojnë nga një fjalë e vetme: thjeshtësia e shpirtit përballë madhësisë së një bote të komplikuar. Rregulltarët mund të kundrohen se si me një modesti ekstreme, me një durim të mahnitshëm tjerrin në mënyrë të palodhur, copën e paqes dhe kungimit mes gjithë njerëzve pa dallim racash, pa dallim pozicionesh gjeografike apo sociale. Të dashur miq me shembullin tuaj ju kontribuoni të përmbushet një amanet nga Papa Françesku, por të lëna këtu pak metra nga kjo sallë nga Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri 22 vjet më parë. Sheshi që ju përshkuat, i tha duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit qoftë edhe kur është i stërmundimshëm. Ky është çmimi i lirisë, dhe rregulli parësor që të përpiqemi për të përputhur ndërgjegjet tona." u shpreh Rama