Rama: Kriminelët e familjarët e tyre të faktojnë pasurinë...Prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do i kapë ligji anti-mafie (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se kap ç'a të kapësh (KÇK) është motoja e prokurorëve dhe gjykatësve që ende nuk kanë dalë para vettingut, ku e kanë të sigurt që do të ngecin dhe janë duke i bërë favoret e fundit kriminelëve.

"KÇK është një organizatë kriminale gjykatësisht dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, bashkëpunëtorë ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë që nuk kanë asnjë shans ta kalojnë vettingun, ndaj po shfaqen shumë më hapur se deri dje kur punonin me një ritëm më të avashtë dhe me bindjen që e kishin jetën para dhe askush nuk do t'i lëvizte nga vendi. Tani kanë vetëm kohën e mbetur deri kur të dalin para vettingut që e dinë që nuk kanë asnjë shans. Prandaj motoja e tyre, nuk është fantazi, e thonë ata, është kap ç'a të kapësh, KÇK", tha Rama.

"Në Durrës, në një makinë prokurori dhe krimineli. Në makinë, dosjet e vjedhura të prokurorisë" (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në makinën e prokurorit Arjan Ndoja që ju bë atentat teksa ndodhej në makinë me një person me precedentë penalë, Landi Muharremin, ishin dosjet e vjedhura nga Prokuroria e Durrësit, që deri dje kampi kundërshtar politik ja faturonte kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donila Prela.

"Rasti i Durrësit është flagrant, për fat të mirë e solli rastësia, që u gjendën në një makinë bashkë, prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar. Dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë, ato që për një kohë të gjatë, i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi në kurriz Donika Prelës. Ndërkohë u gjendën në atë makinë. Cfarë duhet të bëjmë ne? Të presim vettingun e tyre? Ku për shkak të këtij sistemi drejtësie dhe fakti që kriminelët i kanë shpatullat e ngrohta ka një paturpësi ekstreme, mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe mungese për të fshehur gjurmë. Ç'mund të bëjmë ne kur një kriminel merr peng Hipotekën e Vlorës dhe policia nuk vepron për shkak se gjykata dhe prokuroria thjesht nuk vepron", tha kryeministri.

"Të deklarojnë pasurinë të akuzuarit për krime të rënda që nuk janë dënuar"

Shefi i mazhorancës u shpreh se të gjithë kriminelët që janë liruar si pasojë e gjyqtarëve të koprruptuar duhet të deklarojnë pasurinë.

"Jemi në një vend ku për të ardhur këtu keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtarë ju është kërkuar të tregoni të vërtetën që nga momenti kur keni dalë nga barku i nënës, nëse keni shkelur vizat e bardha në dalje e sipër. Është një ligj unikal. Ka mbetur në fjalorin e përgjithshëm si dekriminalizimi, ligji i pastërtisë së figurës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duhen të zgjidhen, për gjykatësit e prokurorët dhe nuk u bëka për këta, kush janë këta?

A nuk ka ardhur koha që këtyre njerëzve që janë dënuar për krime të rënda, që janë akuzuar për krime të rënda dhe nuk janë dënuar si rezultat i marrëdhënies me KÇK apo që janë në hetim në vendet e BE, SHBA ose Shqipëri, tu kërkohet të deklarojnë pasurinë. Tu kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Dhe mendoj se sot kjo është urgjente. Në këtë vakum midis drejtësisë së vjetër që po shembet dhe të resë që po ngrihet, ku KÇK-ja është vënë në një veprim intensiv, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normat të ligjit anti-mafie t'i kalojmë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe të familjarëve të tyre. Dhe të gjithë duhet të provojnë para gjykatës, që shtëpinë, makinën, biznesin, i ka si rezultat i punës. Ky nuk ësht ënjë proces penal, është administrativ", tha Rama.

"Deri në krijimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët pjesë e ligjit anti-mafie"

"KÇK-së i duhet vënë kufi shumë i qartë, sepse edhe tek KÇK sot, jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK shkel ligjin askush nuk vepron. Ndërkohë që duhet sqaruar ligjërisht që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Do kemi cdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Në rast se inspektimi vlerëson që anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi apo prokurori që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të fillojë procesi anti-mafie. Të provojë nga i buron pasuria", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda