Rama kritika krerëve të degëve: Pse nuk kemi bashkëkryetare gra! Sekretariati më thotë s’ka, burrat në ato zona kush i lind

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.

“Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra  e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vi zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.

Kemi vënë në statut prej vitesh norma përqindje, kaq përqind gra dhe vajza dhe nëse i vëmë në statut. Statuti duhet të ketë sa më pak ët tilla se ato që ti vë dhe i miraton një kongres duhet ti zbatosh. Nëse do votonin vetëm gra dhe vajzat partia do merret 70% të votave nëse do votonin vetëm burrat humbte zgjedhjet. PS është një parti që e kuptojnë më shumë gratë dh ene nuk mundet ta tolerojmë që ne të jemi një parti në territor që të ketë një gropë të tillë, kudo qoftë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Riorganizoi të gjitha degët në vend, Rama takim me krerët e rinj: Mos merrni hilet më shpejt se rregullat! Të largohemi nga e shkuara, na duhet frymë e re në parti


SI.E./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën