Kryesocialsiti Edi Rama adresoi kritika ndaj socialistëve, duke u thënë se Tiranën duhet ta ngrenë më lart me çdo kusht dhe duhet të punojnë më fort në këtë qark.
“Tirana, Lezha, Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë hop të jashtëzakonshëm. Tirana nuk mund të jetë në asnjë mënyrë aty. Arsyet janë të ndryshme, ka dhe një arsye objektive, por nuk i kthehem. Ne jemi PS dhe ne duhet ta ngremë Tiranën më lart se mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Asambleja/ Rama: Ulim numrin e deputetëve me referendum! Të depolitizohet administrata zgjedhore, negociatat s’kanë ndalur asnjë sekondë









