Rama kritika drejtuesve të Policisë dhe SHÇBA: Pse nuk u publikuan pamjet e komisariatit në Fushë-Krujë?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka kritikuar drejtuesit e Policisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Rama e quajti Nuhun, një shpifës me uniformë, por nuk harroi të kërkojë llogari nga drejtori i SHÇBA-së dhe drejtuesit e tjerë, lidhur me hapat që duhet të ndërmerrnin për të sqaruar publikun, pasi sipas Ramës, policia e Shtetit në çdo rast e kishte bërë detyrën.

Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës.  Sa herë takoheshim; më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lart që i devijojmë rrugën policisë së Shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarur.

Deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngrenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej jush, drejtues policie. Në ndonjë rast kur kanë tentuar që ta bëjnë, kanë marrë ankesa. Nuk ju shkon mendja që të shkelin rregullat e qarkullimit. Por heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokurori. Edhe për një shkelje në këtë hap e sipër, punonjësi i policisë nuk u gradua dhe u pezullua. Djali i deputeti është aty ku e ka çuar aty ku e ka çuar drejtuesi, dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia.

Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë? Kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori.

Kamerat iu dërguan prokurorisë, se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit, u la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, që kamerat thonë se as ishte, e as kishte asgjë të kësaj natyre.

Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat, unë nuk e pranoj dot këtë që një provë aq vrastare për gjithë mizërinë e llafeve, nuk i jepet publikut dhe çohet në prokurori dhe aty mbyllet e papërdorshme se është provë hetimore.

Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Kriminaliteti/ Rama me policët: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Rama ‘mbulohet’ nga djersët para policëve: Gjoba edhe ministrave, s’dua më shefa komisariati që u vihet në diskutim dinjiteti

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ishte i tensionuar. Në disa raste, Rama u filmua teksa ishte mbuluar në fytyrë nga djersët dhe po kërkonte nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të ruhej imazhi dhe dinjiteti i Policisë së Shtetit.

Po ashtu nuk dua që të vazhdojnë të rrinë në detyrë drejtorë dhe shefa komisariatesh në zona ku dinjiteti i tyre vihet në diskutim. T’u vendosen gjoba edhe ministrave, kujtdo që shkel ligjin.

Edi Rama, kryeministër

Ora 12:08
Rama: Policët s’duhet të kenë frikë nga të fortët që shesin po*rdhë me makina

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para drejtuesve të Policisë së Shtetit, ka thënë se policët nuk duhet të kenë frikë nga të “fortët”. Rama tha se duhet të kenë frikë të fortët nga policia dhe jo anasjelltas.

Autoritetet tona nuk duhet ta kenë problem sa herë një i fortë del nga shpia. I forti ta ketë problem policinë sa herë del nga shtëpia. Të fortët të maten mirë kur hedhin hapin e hapin gojën. T’i duken restorantet, bizneset, rruga, dhe i huaj. Policet s'duhet te kene frike nga të fortët me makinat e pordhes se tyre, bodigarde te aramatosur mes bllokut teksa konsumojne shampanjë.

Edi Rama, kryeministër

Ora 11:56
Rama ‘dush të ftohtë’ Ardi Veliut: Klement Balili s’është kapur, s’pres të vijë ambasadorja amerikane të na e kujtojë

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër në fjalën e tij sot para drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Rama i është drejtuar direkt drejtorit të Përgjithëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Rama tha nuk do të presë që të vijë ambasadorja e re amerikane në Tiranë dhe të përmendë faktin se Klement Balili ende nuk është arrestuar.

“Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur. 

Unë e di që po përpiqeni për të kapur Klement Balilin apo për çdo zvarranik tjetër të botës së krimit, por ne nuk kemi më luksin të pritet qoftë edhe një pemë, nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte.

Ju dhe policia e shtetit s’duhet të lini gur pa luajtur që kriminelët të shkojnë përpara drejtësisë, dhe jo të bëni replika.“-tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt