Rama: Kryeveprat e artit italian
të 1900 tani edhe në Shqipëri"E kthejmë në traditë, çdo vit kryevepra"

Rama: Kryeveprat e artit italian<br />të 1900 tani edhe në Shqipëri
Viti 2017 do të sjellë diçka ndryshe për artdashësit shqiptarë. Pikturat e Novecentos, kryeveprat e artit italian të vitit 1900 do të ekspozohen edhe për publikun shqiptar.

Në një postim në rrjetin social facebook, kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë publikun artdashës se pas Koncertit të Vienës në Tiranë më 2 Janar, në Shqipëri do të vijë në Shqipëri një koleksion veprash origjinale në pikturë. Ato do të ekzpozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve më 2 prill 2017. 

“Për herë të parë jo vetëm artistët e rinj apo edukatorët e artit, po edhe nxënësit, studentët e mbarë publiku artdashës, do të mund të marrin shijen unikale të telajove origjinale të mjeshtrave të pikturës europiane”, shkruan Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka premtur se kjo gjë do të kthehet në një traditë ku vit pas viti do të ekspozohen një sërë kryeveprash botërore.
Ai shprehet se ka shumë shpresë se 2018 do të nis me një koleksion veprash origjinale të Muzeut Picasso në Paris.

“Kjo rrugë e re eksperiencash të rralla artistike për publikun shqiptar, të cilën njësoj si Koncertin e Vienës në Tiranë, duam ta kthejmë në traditë, vit pas viti. Kam shumë shpresë se do të vazhdojë në vitin 2018 me një koleksion veprash origjinale të Muzeut Picasso në Paris”, ka deklaruar kreu i qeverisë, Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre