ITALI- Kryeministri Rama pas vizitës së tij dy ditore në rajonin e Fruili Venezia Giulia ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se është duke u rikthyer në Tiranë, optimist dhe i sigurt për një interesim real mbi vendin tonë nga ana e investitorëve italian.
“Për TR pas një vizite në kantierin e ndërtimit të anijeve e një bashkëbisedimi me sipërmarrjen në Trieste – interesim real për Shqipërinë.”-shkruan Rama nga Trieste.

“Prodhimi industrial, turizmi dhe energjia: këto janë fushat në të cilat sipërmarrësit italianë mund të investojnë në Shqipëri.”- ka theksuar më herët ditën e sotme, për mediat dhe investitorët italiane, Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në kantierin e anijeve “Fincantieri” të Monfalcones në Fruili Venezia Giulia.

(Në foto: Kantjeri i "Fincantieri")
"Ne kemi një taksimin shumë të ulët për bizneset dhe një burokraci që nuk ekziston dhe kështu që ky është momenti i duhur për sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri . Unë jam i bindur se ata që lidhin marrëdhëniet me vendin tonë nuk do të heqin më dorë."- deklaroi gjatë vizitës së ti në kantier Kryeministri Rama.
Gjithashtu kreu i vendit tonë shprehu haptazi se ishte shumë i kënaqur edhe nga takimet që zhvilloi ditën e djeshme me Presidenten e Rajonit të Fruili Venezia Giulia, Debora Serracchiani dhe me sipërmarrësit vendas, duke deklaruar: “Me këtë rajon ne duam të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme”
Pak para vizitës në kantjerin e Monfalcones Kryeministri Rama gjithashtu përmendi dhe vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, duke e cilësuar si faktor që do ndihmojë vendin tonë të përmirësohet.
''Ballkani nuk e gëzon një reputacion të mirë ndërkombëtar. Për të tërhequr investime të huaja, ne kemi nevojë të përmirësojmë këtë imazh. Ne e dimë se kemi nevojë për të modernizuar vendin tonë. Dhe vizita e fundit e Papës do të ndihmojë Shqipërinë për tu përmirësuar.”- deklaroi për mediat Rama.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com