Rama kthen në kryeçështje Kosovën në konferencën për Ukrainën: Çdo përshkallëzim do ishte katastrofë! Besimi ynë për Kievin, i palëkundur

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.

“Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Liderët e NATO mblidhen në Holandë për Ukrainën! Rama flet për Kosovën: Çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik, s’lejojmë Donbas të dytë


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja