Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Anita Taken si ikonë të muzikës shqiptare, dy ditë pas ndarjes së saj nga jeta

Në rubrikën "Amarcord", kreu i qeverisë shkruan se Anita na kujtonte këngëtaren e famshme Dalida, e cila ka një publik të përkushtuar pas këngëve të saj. 

"Anida Take, e cila u shua para dy ditesh pas vitesh te tera ne heshtjen e terheqjes nga jeta publke, mund te krahasohet me ikonat e varietese.
Anida te kujtonte me brishtesine e saj, kengetaren e famshme Dalida, e cila edhe sot e kesaj dite, shume kohe pasi eshte ndare nga jeta, ka nje publik besnikerisht te perkushtuar"
, shkruan Rama në Facebook.

Anita Take u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 83 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ajo la pas një trashëgimi të pasur muzikore, ndërsa këngët e saj të bukura nuk do të vdesin kurrë.  

rama
(Postimi i Ramës në Amarcord)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com