TIRANE - "Interesant! Kur Kryeministri meket nga ngjarjet, del e flet për fshatin. Të gënjejë fshatin dhe 4 vjet, i vetmi iluzion që i ka mbetur. Koha për të ikur", komenton kryesocialisti Rama në rrjetin social Twitter, lëkundjet e fuqishme politike të ditës së sotme.

Rama ka ironizuar kështu Kryeministrin Berisha, që ka dalë në një konferencë shtypi për reformat në bujqësi dhe realisht, i është përgjigjur pyetjeve që kanë pasur në fokus, vetëm largimin e LSI-së nga koalicioni dhe zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)