“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar.
“Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar.
Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë.”
Një mesazh pati edhe për akuzat e opozitës.
“Helmi që hidhet duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion siç hidheshin në mesjetë për të helmuar të gjithë ata që ishin në kështjellë, thonë hajde dhe ti Rama jep llogari se dhe ai i yti është. Jo jo nuk është as i imi as i yti... I dëgjoj dhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër ia rrasën brenda atë kryetar bashkie atë drejtor drejtorie, një tam tam i përditshëm për të shurdhuar popullin”.
Tradhtar e quajti Rama këdo që fut duart në arkën e shtetit, ndërsa nënvizoi se në krah nuk do të ketë PS-në por vetëm avokatin e tij.
“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Kush gabon se mund të luftojë për xhepin, nuk do ketë PS në krah, por vetëm avokatin e tij”, tha prerazi Rama.
Lajmi kryesor: