TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në faqen e tij në "Facebook", ku rëndit progresin në prioritetet kyçe, që e shtynë Komisionin Europian të rekomandonte hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kryeministri thekson rëndësinë e zbatimit të ligjit të Vettingut, duke nënvizuar se Gjykata Kushtetuese duhet të çlirojë sa më parë këtë ligj.
"Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim🇦🇱 (Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vettingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij)"- shkruan Rama në "Facebook".
Në videon e publikuar nga kryeministri shkruhet:
Vendi në rrugën e duhur të reformave. Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Progresi në prioritetet kyçe.
Administrata publike: Rekrutimi transparent. Vijon reformimi i administratës dhe i menaxhimit të financave publike.
Reforma në drejtësi: Ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet, të miratuara. Të vijohet me Vetingun.
Lufta kundër korrupsionit: Vijon progresi dhe arrihet në nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit.
Lufta kundër krimit të organizuar: Përparime në luftën kundër kanabis. Modernizim i policisë dhe rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të drejtat e njeriut: Gjerësisht në përputhje me standardet europiane.
"Kemi ende edhe më shumë punë për të bërë" përfundon kryeministri.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka dërguar për interpretim në Komsionin e Venecias ligjin e Vettingut, përgjigjia pritet të vijë në mes të dhjetorit.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO