Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona

Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona

Prokurorët në Serbi thanë të enjten se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një çatie në fillim të këtij muaji në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Të dyshuarit, të cilët nuk janë identifikuar, përballen me akuza për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, shkaktimin e rrezikut publik dhe punët e parregullta ndërtimore, thuhet në një deklaratë të zyrës së Prokurorit të Lartë në Novi Sad.

Mediat serbe raportuan se Goran Vesiç, i cili dha dorëheqjen si ministër i Ndërtimit pas ngjarjes, është në mesin e të arrestuarve. Vet Vesiç shkroi në rrjetet sociale se është paraqitur vullnetarisht për t’u marrë në pyetje.

Arrestimet u kryen pasi një valë protestash shpërtheu pas tragjedisë, në të cilau u kërkua që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen. Shumë në Serbi besojnë se shembja e çatisë ishte rezultat i korrupsionit dhe mungesës së transparencës që çoi në punë të ngadaltë në rinovimin e ndërtesës së stacionit të trenit.

Politikanët e opozitës që qëndrojnë prapa protestave shprehën rezerva rreth arrestimeve dhe kërkuan që rasti të trajtohet nga prokurorët që luftojnë krimin e organizuar.

"Ata (prokurorët) kanë shmangur përmendjen e vdekjeve dhe korrupsionit që janë thelbësore”, tha Borislav Novakoviç, një ish-kryetar i komunës së Novi Sadit. “Në 20 ditët e fundit të gjithë të dyshuarit mund të kenë ndikuar te dëshmitarët, të këne manipuluar provat dhe ndryshuar dokumentacionin”.

Ligjvënësit e opozitës dhe grupe protestuesish të tjerë u përleshën të mërkurën me policinë jashtë ndërtesës së gjykatës në Novi Sad, duke kërkuar aktakuza për shembjen e çatisë dhe lirimin nga paraburgimi të aktivistëve që u burgosën gjatë protestave të mëparshme.

Presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i përshkroi protestat e opozitës si “terror” dhe “dhunë brutale nga disa faktorë politikë”. Vuçiç theksoi se "do t'i mposhtim banditët... ne nuk kemi frikë".

Ndërtesa e stacionit hekurudhor në Novi Sad u ndërtua fillimisht në vitin 1964. Ajo u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze.

Stacioni në Novi Sad u ndërtua në vitin 1964 dhe u rinovua dy herë në vitet e fundit, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze të ndërtimit./voa

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi