Rama: Ky shtet nuk meriton
respekt, do të rikthejmë besimin

Rama: Ky shtet nuk meriton<br />respekt, do të rikthejmë besimin
TIRANE - Qeveria kërkon dialog me biznesin për të rimëkëmbur vendin nga kriza ekonomike, për të cilën ata bëjnë me faj keqqeverisjen e kryeministrit Berisha. 

Në takimin e zhvilluar sot në mesditë (4 tetor 2013) në Hotel "Sheraton" me temë "Dialog, përgjegjësi, partneritet", përballë sipërmarrësve të rëndësishëm të vendit, por dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, ishin ulur në një panel kryeministri Edi Rama, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Drejtoresha e Tatime Brisida Shehaj dhe Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali.

Në bashkësidimin që zgjati për gati 2 orë qeveria e re premtoi një erë të re në marrëdhëniet me biznesin. U kërkua fillimi i një dialogu dhe një ere të re me biznesin i cili deri dje ka qenë monolog.  Rama premtoi se do të shlyejë të gjithë borxhet që qeveria u ka biznesit, reformë radikale në sistemin e korruptuar  gjyqësor  dhe një sistem tatimor dhe doganor të drejtë transparent. Rama deklaroi gjithashtu se do të rishikohen të gjitha koncensionet dhe kontratat e firmosura dhe nëse do bien ndesh me interesat e qytetarëve do të zhbëhen.   Lexoni të plotë kërkesat e biznesit dhe premtimi i Ramës: Pa shlyer borxhin nuk rrisim taksat

edi rama
(Në foto: Takimi i zhvilluar sot në mesditë në hotel Sheraton)

Kryeministri premtoi se do të jetë ai vetë që do të drejtojë luftën kundër krizës ekonomike në një kohë kur Shqipëria është në krizën më të thellë pas 1997, ndërkohë që ministri Ahmetaj u shpreh i bindur se në krye të dy viteve rritja ekonomike do të rikthehet rritja ekonomike e qëndrueshme.

Ai shprehu angazhimin për përmirësimin e sistemit bankar dhe kreditimin në vend, në mënyrë që t’i jepet nxitje zhvillimit të sipërmarrjes dhe rritjes së investimeve.

Së shpejti do të hapet do të mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar ku do të ketë një bashkëbisedim të shpeshtë me biznesmenët. 

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është ndalur tek situata ekonomike e financiare në vend, duke theksuar se niveli i të ardhurave ka shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa pritet rritje e nivelit të borxhit, duke e çuar atë në nivelin 68 %. Sipas ministrit Cani, brenda një periudhë afatmesme, ekonomia shqiptare do të mund t’i rikthehet ritmeve normale të rritjes.

Ndërsa, ministri Ahmetaj deklaroi se në thelb kriza shqiptare është krizë e keqqeverisjes dhe qeveria e sotme duhet të nisë rimëkëmbjen e saj.  Drejtoresha e Pergjithshme e doganave premtoi se "do të vigjëlojë që trau i doganave të mos ngrihet për të fortit e të ulet për të dobëtit", ndërsa drejtoresha e Tatimeve  Brisida Shehaj tha se "do të ketë ndryshime në adminsitratë".

edi rama
(Në foto: Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e sotëm)

RAMA: DO SHLYEJMË DETYRIMET NDAJ BIZNESIT 
( Fjala e plote e Rames:Qeveria do t’ju kërkojë pasi t’ju lajë borxhet)


Kryeministri Rama është ndalur tek detyrimet që qeveria i ka biznesit, ndërsa ka shprehur angazhimin për përmirësimin e sistemit bankar dhe kreditimin në vend, në mënyrë që t’i jepet nxitje zhvillimit të sipërmarrjes dhe rritjes së investimeve.
 
“Shikoni vetëm koncensionet. Ne këtë situatë nuk e pranojmë dhe angazhimi ynë solemn, është që të gjitha borxhet të kthehen mbrapsh një orë e më parë, pasi ekonomia është një. Borxhe ka ndaj biznesit, ujësjellësit, shëndetësisë, etj. Ne nuk kemi ndërmend të krenohemi për suksese imagjinare që janë tragjedia e njerëzve të këtij vendi që merren me biznes. Paratë po hyjnë të gjitha në ekonomi, dhe ne duam që biznesi të ketë mundësi të vihet në lëvizje. Duhet të ketë mundësi që banka të japë kredi, pasi ka likuiditet, por nuk ka besueshmëri. Do t’u krijojmë bankave mundësi të japin kredi, të kenë besueshmëri. Por duhet të ndalemi edhe tek përgjegjësia juaj. Kjo është faza tjetër, dhe nuk do të flasim për këtë sot, deri në ditën kur ju do të keni paratë, dhe ky shtet mos të ketë asnjë borxh ndaj jush. Pjesa tjetër është partneriteti, kur të shlyejmë borxhet ne do dalim para jush faqebardhë”, u shpreh Rama.
 
Më tej kryeministri është ndalur tek emërimet në krye të drejtorive të Tatimeve dhe Doganave, duke treguar se ky është një model i ri qeverisjes, sipa shembullit, dhe jo sipas forcës.

rama me dy drejtoreshat
(Në foto: Kryeministri Rama me drejtoreshën e tatimeve, Brisida Shehaj dhe atë të doganave, Elisa Spiropali)
 
“Dy drejtoreshat e reja janë këtu për të treguar se ne nuk do qeverisim me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit. Duhet t’i kthejmë këto dy institucione në institucione dialogu dhe partneriteti. Nuk do ketë më kontrolle të palajmëruara. Nuk do vijmë më agjentët tatimorë pa lajmëruar dhe pa marrë takim me të parin e punës. S’do ketë më kontrolleve të paparalajmëruar, nuk do vijë më grupi i “shushunjave” le që s’do të ketë më grup”shushunjash”, pa marrë takim me të parin e punës”, tha Rama.
 
RAMA: DO DREJTOJ LUFTEN KUNDER KRIZES EKONOMIKE
Kryeministri në fjalën e tij premtoi se do të jetë ai vetë që do të drejtojë luftën kundër krizës ekonomike në një kohë kur Shqipëria është në krizën më të thellë pas 1997.

“Sot Shqipëria është në krizën e vet më të thellë pas asaj të 1997. Flasin shifrat, faktet, por më shumë flasin plagët në trupin e çdo sipërmarrje që jeton jashtë oborrit të pushtetit të deridjeshëm që e trasnformoi marrëdhënien e biznesit në një marrëdhënie force, dhunë, arbitrariteti. Dhe e transportoi marrëdhënien e qeverisë me ekonominë e këtij vendi në një marrëdhënie perverse.  Sot jemi pa buxhet dhe me një sipërmarrje të bllokuar, pasi kemi një ekonomi të bllokuar, e ndarë më dysh në ekonomi të shtetit dhe ekonomi të kulakëve.
Qeveria nuk është shteti është vetëm një pjesë e tij. Mbi ketë pikëpamje unë do të drejtoj gjithë betejën e ardhshme kundër krizës dhe kalimin në një fazë të re të ekonomisë sonë. Besoj se jemi të gjithë bashkë në të njëjtën anije. Anija nuk mbytet vetëm për një pjesë, por për të gjithë bashkë. Në këtë anije qeveria dhe sipërmarrja janë bashkë. Kjo anije duhet nxjerrë në ujëra të qeta duke kapërcyer dallgët e mëdha që kemi sot, dhe ato ende më të mëdha që kemi përparar. Qeveria nuk ka më nevojë për mjaltin e gënjeshtrave që e solli vendin këtu, por duhet ilaçi i të vërtetave. Dhe e vërteta është që ne sot jemi në kushtet e një ekonomie të bllokuar institucionalisht , dhe nga pikëpamja financiare.”- tha Rama.

RAMA: DO RIKTHEJME BESIMIN, ÇDO TRE MUAJ MBLEDHIM KESHILLIN EKONOMIK KOMBETAR
"Administratata tatimore dhe doganore që ne trashëgojmë nuk mund t’i shërbejë sipërmarrjes për të përmirësuar situatën, por është një pengesë kryesore kështu siç është. Sot në adminstratën tatimore të vendit vazhdohet avazi i vjetër, kap ça të kapim, se nuk i dihet ditës tjetër. Doganat e tatimet duhet t’i kthejmë nga një strukturë bllokimi, në një strukture në dispozicionin tonë si qeveri dhe komuniteti i sipërmarrjes për të përballuar situatën në të cilën ndodhet vendi. Ne shumë shpejt do të vëmë ne jetë zotimin tonë për të vënë në jetë ngritjen e keshillimit Ekonomik Kombëtar, që do të funksionojë pranë kryeministrisë. Çdo tre muaj në do të diskutojmë strategjikisht për këtë betejë që është e përbashkët. Në mënyrë të përmuajshme, do të diskutohet për të gjitha çështjet që lidhen me të përditshmen e vet, për shqetësimet apo problematikat e tyre."

DREJTORESHA E TATIMEVE: DO KETE NDRYSHIME NE ADMINISTRATEN TATIMORE
Brisida Shehaj drejtoreshë e Tatimeve bëri një prezantim të vetes. “Besimi i investuar tek unë është shumë i madh. Jam rritur në një familje njerëzish të zakonshëm, dhe i kanë shërbyer me korrektesë shtetit shqiptar. Dhe unë këto i kam mësuar. Kam mbaruar studimet për administrim binzes, dhe kam punuar në sistemin bankar. Deri para dy ditësh isha në atë detyre, por aty kam mësuar shumë. Kam ndjekur zhvillimet ekonomike e politike në vend. Po kështu kam ndjekur mënyrën sesi ka ecur biznesi gjatë këtyre viteve. Unë sot ju premtoj vetëm një gjë. Puna dhe koha do të tregojnë shumë shpejt se gjërat nuk do të jenë më siç janë në raport me administratën tatimore. Vizioni im është ai i qeverisë: Ekonominë mund ta rimëkëmbim vetëm së bashku. Misioni im është t’u shërbej interesave të shtetit për interesat tuaja" 

drejtororesha e tatimeve
(Në foto: Drejtoresha e tatimeve, Brisida Shehaj në takimin sot në mesditë)

Ajo paralajmëroi ndryshime në administratë.
 
“Do të ketë ndryshime në administratën tatimore, dhe këtë mund ta realizojmë së bashku. Detyra ime që të vendos administratën tatimore në funksion të biznesit. Për këtë nevojitet dialog dhe partneritet”, u shpreh Shehaj.

SPIROPALI: DO VIGJELOJ QE TRAU TE MOS NGRIHET PER TE FORTET E TE ULET PER TE DOBETIT
E emëruar vetëm pak ditë më parë në postin e kryedoganieres Elisa Spiropali kërkoi të mos paragjykohet për trupin e imët e të lehtë si pupël në krahasim me drejtuesit e mëparshëm barkmëdhej por të vlerësohet nga puna dhe rezultatet.

“Nëse eksperiencë quhet pelivanllëku me detyrën, unë se kam e nuk kam për ta pasur kurrë, nëse eksperiencë quhet vesi për të ndarë paratë publike në të shtetit të atij lart e të miat, këtë  eksperiencë nuk e kam e nuk do ta kem, nëse eksperiencë quhet  të heqësh zvarrë sipërmarrjen përmes interpretimeve arbitrare, për të bërë punë të pistë, këtë nuk e kam. Në Universitetin ku kam studiuar ekonomi e politike në SHBA në portë  ishin shkruar këto fjalë:  Kurrë mos shpenzo para, para se ti fitosh. Shprehje që në gjuhën tonë është: paratë e tjetrit nuk janë të tuat. Paratë tuaja janë të familjes tuaj dhe paratë e shtetit janë të vetmet që do të kërkohen”- tha ajo.
"Të rëndësishme janë zbatimi i ligjeve të vendit. Do vigjiloj që trau i doganave që mos ngrihet para të fortëve, e të ulet para të dobëtit. Ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Premtoj përgjegësi para jush, që të ketë komunikim dhe zhvillim; që doganat mos të shihet si vend ku vidhen paratë tuaja.Jam para jush për të vënë si duhet në funksionim një sistem që ne të doganave mos të jemi hajdutët e qeverisë, hajdutët e të dy palëve duhet të ndahen njëherë e mirë nga të shumtët. Këtë kam ndërmend të bëj për të përmbushur detyrën që më është caktuar”, tha Spiropali.

elisa spiropali
(Në foto: Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali në takimin e sotëm)

CANI: MBËSHTETJE CILËSORE NDAJ BIZNESIT
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është ndalur tek situata ekonomike e financiare në vend, duke theksuar se niveli i të ardhurave ka shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa pritet rritje e nivelit të borxhit, duke e çuar atë në nivelin 68 %. Sipas ministrit Cani, brenda një periudhë afatmesme, ekonomia shqiptare do të mund t’i rikthehet ritmeve normale të rritjes.
 
“Ka më pak të ardhura se tre vite më parë. Ne kemi parashikimet tona që në afatin e mesëm, ekonomia shqipatre do t’i kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj. Do të vendosim objektivat optimale që i nevojiten qeverisë shqiptare për t’u përmirësuar. Ne do të jemi në kontakt me biznesit për t’u treguar se ku dëshirojmë të shkojmë. Ne do të japim mbështetjen tonë më cilësisht ndaj komunitetit të biznesi’, u shpreh ministri Cani.
shkelqim cani
(Në foto: Takimi i sotëm dhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani duke folur gjatë takimit)

HAXHINASTO: DO PËRMIRËSOJMË SHËRBIMET NË TRANSPORT
Në fjalën e tij Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, është ndalur tek problematikat me të cilat ndeshet aktualisht sektori i Transportit në vend. Sipas ministrit, problematike mbetet çmimi i lartë dhe cilësia e shërbimeve të ofruara në transportin ajror, ndërsa ka shtuar se transporti hekurudhor është i lënë jashtë vëmendje.
 
“Në transportin ajror kemi çmime shumë të larta krahasuar me rajonin, dhe cilësia e shërbimeve që ofrohen është i ulët. Hekurudha gjithashtu, është lënë e lirë, pa asnjë investim, edhe pse mund të jetë një sektor i rëndësishëm për rritjen e konkurrueshmërisë dhe rritjes ekonomike. Në sektorin e furnizimit me ujë, jemi ende 20 % larg furnizimit me ujë të qytetarëve”, u shpreh ministri i Transporteve.
 
Ndërkaq, ministri Haxhinasto ka theksuar edhe objektivat e parashikuar për zgjidhjen e këtyre problematikave. Një rol të rëndëishëm në zhvilliimin e këtij sektori, dhe të ekonomisë në tërësi, sipas ministrit të Transportit, luan marrëdhënia me biznesin dhe invesimet.
 
“Përqasja jonë do të jetë për t’i zgjidhur këto probleme. Do përpiqemi për t’i rikthyer në sektorë të qëndrueshëm dhe me standarde. Në drejtim të vlerësimit të projekteve dhe realizimit të objektivave, impakti do të jetë pozitiv. Do vendosim përqasje të re ndaj sipërmarrësve, klientëve që realizojnë kontratata. Ne premtojmë dialog dhe bashkëpunim, barazi në trajtimin e gjithesëcilit, jo klientelizimin. Ne do të jemi rigorozë në standardin që do realizohet. Do vendosim përqasje të integruar në trajtimin e burimeve natyrore. Prioritet do jenë marrëdhëniet miqesore me mjedisin”, u shpreh Haxhinasto.
 
Në fund të fjalës së tij, ministri Haxhinasto theksoi, se objektiv i rëndësishëm mbetet krijimi i një klime pozitive për investitorët e huaj.

haxhinasto, rama
(Në foto: Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në takimin e sotëm)

AHMETAJ: KRIZEN E GJETEM,BRENDA 2 VITESH RRISIM EKONOMINE 
Ministri Ahmetaj deklaroi se në thelb kriza shqiptare është krizë e keqqeverisjes dhe qeveria e sotme duhet të nisë rimëkëmbjen e saj. 

” Për ekonominë shqiptare ky moment është kyç, jo thjesht për situatën tejet të vështirë ekonomike, buxhetore e financiare. Ekonomia shqiptare shikon remitancat nga emigrantët. Ne akoma nuk jemi një ekonomi që ka aktivitet eksporti të fuqishëm që të garantojnë zhvillim. Po kështu nevojiten investime të drejtpërdrejta të huaja. Këtë situatë ekonomike ne e gjetëm dhe kemi detyrim historik, qeverisës, dhe transparence për të treguar si e gjetëm situatën. Jo vetëm për të treguar se çka bërë qeveria e kaluar, por për të treguar çmund të bëjmë edhe duke kursyer. “Prisnin rritje ekonomike 3.5 % por rritja ekonomike është shumë afër zero, është ndalurr  kjo ekonomi nuk mund të sigurojë punësim. Jemi gati te 1/3 e objektivit për të arritur rritje prej 4%.
Kriza shqiptare është krizë e keqqeverisjes, jo e ndikuar nga kriza e vendeve fqinje. Nga këtu duhet të fillojë përmirësimi i situatës. Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë nga më të ulëtat, krahasuar me vitin 1997. Kreditë e këqija po kapin nivelin 25 %, këto janë ato të deklaruarat.”- tha Ahmetaj.

AHMETAJ: DIALOG ME BIZNESIN BRENDA DY VITESH RIKTHEJME RRITJEN EKONOMIKE  
( Fjala e plote e Ahmetajt: Pas dy vitesh te veshtire nis rritja ekonomike)


Ai kërkoi fillimin e një dialogu me biznesin i cili u shpreh deri sot ka qenë monolog dhe u shpreh i bindur se në krye të dy viteve rritja ekonomike do të rikthehet rritja ekonomike e qëndrueshme.    
 
"Sot ekonomisë shqiptare i mungon besimi. Qeveria e re shqiptare fokusohet tek rikthimi i besimit. Për këtë nevojitet krijimi injë dialogu me komunitetine biznesit. Problemet nuk i krijuam ne,  i gjetëm. Kryefjala e këtij ndryshimi do jetë dialogu, që ka munguar, që ka qenë monolog i imponuar. Sot së bashku ne fillojmë këtë dialog. Me iniciativën e Kryeministrit në krye të 20 ditëve do të jetë takimi i parë i Këshillit Ekonomik Kombëtar. Jemi të bindur që në krye të 2 viteve, pasi të kemi kaluar një poeriudh ëtë ngarkuar dhe t ëpërgjegjshme, ne do të jemi në gjendje të riokthejmë rritjen ekonomike në nivele 4 % e më sipër. Ne kemi një paketë që kthen besimin e sipërmarrjes tek qeveria”- nënvizoi Ahmetaj.

Takimi u mbyll duke  shtuar se një takim tjetër do jetë shpejt për të debatuar për paketën e rritjes ekonomike.

ahmetaj
(Në foto: Arben Ahmetaj në takimin e sotëm)

Redaksia online
(Suela Gera/Elberta Spaho/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë