Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rubrikën “ AMARCORD” ka kujtuar 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit Nikolla Lako.
“55 vite më parë ndërronte jetë publicisti dhe eruditi i madh, Nikolla Lako, nxënës dhe më pas mësues në Mësonjëtoren e Korçës. Qe vetëm 17 vjeç kur nxori në shtyp gazetën "Shqipëria", më 1897, ndonëse aktiviteti i tij publicistik do të kulmojë me botimin në Paris të revistës cilësore "Opinga" e cila do të kontribuojë në propagandimin e çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes më 1919-1920. Ishte drejtor i parë i Bibliotekës së Korçës dhe themelues i Muzeut të Shkencave të Natyrës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com