Në vitin e ri shkollor në arsimin e ri parauniversitar do të nisë edhe Programi Kombëtar në Shkolla.
Përmes këtij programi njoftohen se do të përfshihen 12 mijë nxënës që do të marrin pjesë në disiplina të ndryshme sportive.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook-un e Kryeministrit Rama. Në program theksohet se disiplinat do të zhvillohen në ambientet e palestrave moderne dhe në terrenet e reja sportive.
"Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla. Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive", shkruan Rama.
Kujtojmë se Kryeministri e ka njoftuar planin për krijimin e një Programi Kombëtar në Shkolla që në 11 Janar të vitit 2022 gjatë një aktiviteti publik në Kryeministri me Komitetin Olimpik Shqiptar.
Programi ka synimin që të identifikojë talentet e reja sportive në shkolla dhe të nxisë të rinjtë merren edhe më shumë me edukim fizik. Synimi është që të ndërtojmë skuadrat në çdo shkollë 9-vjecare, gjimnaz, universitet dhe të krijojmë edhe kompeticione sportive në nivel qarku e në nivel kombëtar.
Programi është miratuar këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për tu zhvilluar në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
74.8%
-
Jo
18.8%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 1891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta reagon nga qelia për protestën: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin
20 Shkurt, 22:11
-
Ylli Pata: Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?
20 Shkurt, 19:06
-
Shqipëria në Bordin e Paqes, Çipa për Report TV: Rama dhe Osmani meritojnë vlerësim, kurrë më parë zëri i ish-krerëve të UÇK nuk ka bërë këtë jehonë
20 Shkurt, 17:45
-
Shqipëria në Uashington/ Meçe: Trump është aleat i Edi Ramës! Ish-deputeti: Bordi i Paqes nuk na ndryshon jetën! PD asistente e PS
20 Shkurt, 15:25
-
Gjenitalistët e diplomacisë
20 Shkurt, 14:33
-
Ilir Yzeiri: Protagonizmi naciona-romantik i Edi Ramës
20 Shkurt, 14:30
-
Vizita e Ramës në SHBA/ Pas Bordit të Paqes, kryeministri në tryezën e Këshillit Atlantik
20 Shkurt, 14:24
-
Vlora Çitaku për fjalimin e Edi Ramës në Bordin e Paqes: Ishte i jashtëzakonshëm!
20 Shkurt, 13:48
-
Laboratori Qendror i Testimit të Farave merr 'vulën' ndërkombëtare, Rama: Më shumë garanci për fermerët! Salla: Prodhimi nis nga fara cilësore
20 Shkurt, 12:21
-
Ilir Demalia: Tallavaja politiko-mediatike e guak-karisë
20 Shkurt, 11:03
-
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan! Do flasim në kohën e duhur
20 Shkurt, 10:48
-
Ermal Peçi: Enverët tanë
20 Shkurt, 10:30