Rama: Reformë në Drejtësi pa PS-në s’ka as anglo-amerikan apo euro-perëndimor që e bënte dot në Shqipëri

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për Reformën në Drejtësi, ku nënvizoi se nuk do të ishte bërë nëse në pushtet nuk do të ishte Partia Socialiste.

‘Ne duhet të bëjmë detyrat tona me përpikmëri pasi Shqipëria e gatshme si vend anëtar i BE-së para se ti duhet Francës, Holandës, Gjermanisë na duhet ne i duhet fëmijëve tanë dhe fëmijëve fëmijëve tanë ku ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët Evropiane dhe mirëqeverisje evropiane. Duke garantuar lirën dhe barazinë e konkurrencës dhe meritokracinë.

Reforma që ne ndërmorëm në Drejtësi është reforma më e thellë për ndërtimin e shtetit modern Evropian të Shqiptarëve, asnjëherë askush qysh nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmori një reformë të tillë. Sot ka shumë përpjekje që thonë se është një produkt i imponuar nga BE dhe SHBA. Asgjë më të pavërtetë se kjo nuk ka. Le të hidhet përpjekjet kush të dojë por reformë në drejtësi pa PS-në dhe pa fitoren tonë në 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro perëndimor që bënte dot në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së dhe BE nuk erdhën në 2013. Ishin këtu dhe më para.

Ju thonë merrni shembull si bëhet një organizim tërësor i drejtësisë.  Nuk e solli koha këtë transformim po e solli PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa por e solli populli shqiptar. S’e bëmë vetëm por jemi në gjendje ti bëjmë Shqipërisë aleatë miq dhe parterë në atë nivel që Shqipëria si ka pasur kurrë.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në baraket e romëve në zonën e Kombinatit në Tiranë

Zjarr në baraket e romëve në zonën e Kombinatit në Tiranë