TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se premtimi për legalizime falas do mbahet, ndërsa ka sqaruar se ato objekte që janë ndërtuar në pronën e dikujt tjetër do të paguajnë në mënyrë që t’i jepet fund njëherë e mirë konfliktit mes pronarëve të objektit me pronarët e truallit.
Ndërkohë ai ka paralajmëruar se nuk do të legalizojë, jo falas por asnjë objekt për qëllime fitimi që shkel projektet duke theksuar se nuk ka proces legalizimi për ata që kanë zënë trotuaret, zaptuesit për qëllime përfitimi, nuk mund të bëhen pronarë të buzës së liqenit, rërës, detit, zonave arkeologjike.
“Sot jo vetëm që legalizimi është falas, por është një proces që e bën shteti. ALUIZNI shkon në dyert e shtëpisë dhe ndërton gjithë procesin. Nëse ndërtimi nuk është bërë në pronësinë e tij është një pagesë për të mbyllur konfliktin e pronarëve të objektit me pronarët e truallit. Nënvizojmë se ne do të legalizojmë falas shpitë e sakrificave dhe mundimeve të familjeve që kanë lëvizur drejt qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë. Jo vetëm që nuk do të legalizojmë falas ngrehina për qëllime përfitimi, por nuk do të legalizojmë fare këto lloj ngrehinash. Nuk mund të bëhen pronarë të rërës, detit liqenit, nuk mund të bëhen pronarë të godinave që janë ngritura mbi pronë publike.”-tha Rama.
Rama: Prishja e ngrehinave për qëllime fitimi nuk dëmton ekonominë
Rama është ndalur gjithashtu në një moment në aspektin ekonomik të aksionit për prishjen e shtesave apo objekteve të bizneseve duke zënë hapësirat publike, apo që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Ai e krahasoi këtë situatë m,e kohën kur ishte në krye të bashkisë Tiranë dhe ndërhyri për të liruar lumin e Lanës nga ndërtimet pa leje.
“Nuk është e vërtetë që kjo dëmton punësimin. Aq sa e dëmtoi punësimin prishja e bizneseve në Lanë. Pas prishjeve në Lanë u rrit ekonomia dhe punësimin. U rrit edhe vlera e mjediseve tregtare.”- tha Rama.
Rama:Brenda vitit 25 mijë legalizime, realizojmë 8 herë më tepër se në 8 vite
Më tej kryeministri ka deklaruar se deri në vitin e ardhshëm do të jetë e mundur të shkohet në 25 mijë legalizime dhe brenda vitit të tretë mund të shkohet në 60.000 legalizime. Sipas Ramës do të mund të legalizohet rreth 8-fishi i atyre që janë dhënë në 8 vite
Qeveria e kaluar sipas Ramës nuk e zgjidhi problemin e legalizimeve por krijuan volume të tëra problemesh.
“Legalizimet kanë dy aspekte, formalizmin dhe dhënien fundit procesit. Procesi i legalizimit që nuk mbyllet nxit informalitetin.” – sqaroi Rama.
Gjithashtu ai shprehu vendosmërinë për t’i dhënë fund ndërtimeve pa leje duke bërë të ditur se rezultatet e para të këtij procesi janë mjaft inkurajuese, por kërkoj rritje të ritmit për ta mbyllur këtë proces.
Rama: Po shpronësojmë si prona të trashëgueshme, objekte të legalizuara në shkelje të ligjit
Kryeministri Rama u ndal edhe në legalizimet e bëra nga qeveria e kaluara, ku pjesa e dërrmuese sipas tij nuk ishte e njerëzve në hall, por ishin ndërtimet më problematike e më të palegalizueshme për qëllime fitimesh.
Ai theksoi se janë shpronësuar objekte të paligjshme që ishin legalizuar në mënyrë të paligjshme pak ditë para ndryshimit të qeverive dhe pikërisht për këto raste kreu i ALUIZNI-t ka depozituar kallëzim penal.
“Fatkeqësi Kombëtare që pjesa dërrmuese e këtyre objekteve nuk ishte e njerëzve në hall, por ishin ndërtimet më problematike e më të palegalizueshme për qëllime fitimesh. Në anë të liqeneve e rrugëve, në mes të trotuarëve. Të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me nismën për legalizim. Por kanë lidhje me nevojën për fitim. Fatura është ende për t’u parë në kohë. Dhe çdo ndërhyrje që ne duhet të shikojmë në funksion të urbanizimit duhet të shpronësojmë këto objekte si prona të trashëguara. Shpronësuam objekte të paligjshme që ishin legalizuar në mënyrë të paligjshme pak ditë para ndryshimit të qeverive. Për këtë Kreu i ALUIZNI-t ka depozituar kallëzim penal.”-shtoi Rama.
Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama
Gjermeni:Fillojmë procesin e urbanizimit të zonave informale
Gjatë takimit me drejtues dhe punonjës të ALUIZNI-t që zhvilloi Kryeministri Edi Rama të pranishëm ishin edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Englantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Artan Lame.
Ky i fundit bëri një analizë të rezultateve të punës, kur rinisi procesi. Puna, tha Lame, nisi me një qasje të re ndaj procesit, me reformimin e Agjencisë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor.
Ministrja Gjermeni theksoi se procesi i legalizimit do të vazhdojë edhe me procesin e urbanizimit të këtyre zonave.
“Vizioni i qeverisë është në radhë të parë vendosja e kontrollit mbi territorin, zhdukja e informalitetit dhe rritja e rolit të qytetarit në planifikimin e zhvillimin e territorit, rigjenerimin urban në gjithë vendin. Këto janë sfida që do t’i kalojmë bashkë. Pjesa e legalizimit falas është pjesa e parë dhe shumë e rëndësishme e gjithë këtij procesi. Paralelisht me të, ne po mundohemi që përmes projekteve pilote dhe programeve specifike me zona informale të fillojmë procese të urbanizimit të tyre, për t’ju ofruar qytetarëve një jetë më cilësore”.- tha Gjermeni.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO