Rama: Ligji për barnat, cilësi e
garantuar,goditëm korrupsionin

Rama: Ligji për barnat, cilësi e<br />garantuar,goditëm korrupsionin
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me investitorët italinë në fushën e shëndetësisë, u bëri apel që të investojnë në Shqipëri pasi do gjëjnë kushtet e duhura. Ndërsa në lidhje me skandalin e ilaceve theksoi se ishte një skeme korruptive, dhe për këtë arsye qeveria po rishikon ligjin e barnave. 

Në prani të ambasadorit Italian Massimo Gajani dhe shumë investitorëve italianë, kryeministri Edi Rama , tha se qeveria poi kushton një vemëndje maksimale krijimit të kushteve të duhura, investiorëve të huaj dhe sidomos ata italiane. Duke u ndalur te nisma për hapjen e një depo farmaceutike italiane, cka tregon se investitorët po gjëjnë kushte te mira. Më tej kryeministri Rama u ndal të ligji i barnave dhe skandali që u zbulua në rimbursimin e barnave, në fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, duke thënë se u zbulua një skemë korrupsioni e patolerueshme. Dhe për këtë ligji do pësoje ndryshime rrënjësore.

"Nga ana tjetër, ky fakt përbën një lajm të mirë edhe sepse kjo përfaqësi e çelur në Tiranë me një numër të konsiderueshëm personash nuk ka thjesht dhe vetëm misionin që të punojë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë, por edhe të zgjerojë bazën në të gjithë rajonin, duke përdorur Tiranën si një hap për shërbime që do të shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur për faktin që pas një vëzhgimi të kujdesshëm të diçkaje që ka ndodhur dhe të tjera zhvillimeve në sektor, kjo shtëpi farmaceutike vendosi që ta hedhë këtë hap, që për ne është njëkohësisht edhe një inkurajim i rëndësishëm, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të klimës për sipërmarrjen e huaj, për sipërmarrjen italiane, padyshim duke pasur bindjen se prani të tilla kanë dhe një efekt të paçmuar promovues për mundësitë që ofron vendi dhe për mundësinë që sot krijon Shqipëria për të investuar dhe për të zhvilluar sipërmarrjen edhe në vendin tonë. Besoj që jemi në një fazë ku mund të themi pa frikë se po ndodh një transformim në tregun dhe në shërbimin farmaceutik dhe, faktikisht, prej thuajse një viti tanimë, kemi një ligj të ri për barnat që është tërësisht i përputhur me direktivat e Bashkimit Europian për shërbimin farmaceutik. Është një ligj që ka një cilësi të garantuar për faktin se është hartuar në një ndërveprim të gjerë me grupet e interesit dhe me ekspertizë ndërkombëtare.-"-tha Rama 

Nga ana e tij amabsadori Italian Masimo Gajani tha se mes dy vendeve përvec bashkëpunimit në shumë fusha, ka bashkëpunim edhe në sektorin shendetësor. Ku ajën duke u zhvilluar disa programe për të zhvilluar këtë sector në disa zona të Shqiëprisë. Ambasadori ju bëri thirrje kompanive italiane që ti kushtojnë vemendje të madhe zgjerimit në Shqipëri, pasi do të gjëjnë kushtet e duhura për investimet.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane