“LSI u bë pjesë e qeverisjes për të mos krijuar situatë konflikti politik, për të mos krijuar situatë të mosveprimit të institucioneve të shtetit, për të mos krijuar situatën e bllokimit të proceseve të integrimit evropian të vendit” eshte shprehur Rama.
Duke iu referuar takimit të një dite më parë mes Metës dhe Nanos që është vetëofruar si kandidat për postin e presidentit Luan Rama përsëriti se “jemi të angazhuar që procesi të jetë serioz, të jetë i përgjegjshëm, të jetë proces që të kontribuojë në tërësinë e reformave të integrimit evropian të vendit sepse edhe nga mënyra se si ne do të sillemi dhe se si politika shqiptare do të reflektojë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të reflektohet në vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtare karshi Shqipërisë”. (ns/shqiptarja.com)