Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me task-forcën e disa ministrive dhe me kryetarët e mjaft bashkive bregdetare dhe jo vetëm bëri të ditur se kjo verë do të ketë më shumë turistë se asnjëherë më parë.
Rama shpalli vendosmërinë e qeverisë për të luftuar veprimet jo-ligjore, që nga ndotja akustike, e deri të ajo mjedisore, me në krye subjektet që nuk filtrojnë ujërat e zeza por i dredhin direkt në det apo lumenj ato.
Kryeministri vendosi si afat 1 qershorin për nisjen e aksionit qeveritar të zbatimin rigoroz të ligjeve.
“Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt. Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi. Bashkëpunimi më i mirë se asnjëherë me bashkitë është domosdoshmëri” – tha shefi i qeverisë.
Fjala e plotë e Ramës
Prej fillimit të mandatit të dytë, kemi krijuar grupin ndërministror të punës, ku përveç ministrit të turizmit, janë ministri brendshëm, mbrojtja, shëndetësia, bujqësia, kultura, ekonomia dhe financat. Jam i bindur se me planin e bërë, kemi. Në ditët dhe javët në vijim, duhet të flasim më shumë dhe më në detaj për gjithë këtë plan, por dua të theksoj, se kjo është domosdoshmëria për një motivim shumë më të madh të bashkive që mbajnë peshë në sezonin turistik, për një koordinim shumë më të mirë të punës, mes bashkive dhe institucioneve qendrore, apo ministrive, për një përfshirje, shumë më cilësore, të të gjithë komponentëve që përbëjnë bazën logjistike dhe bazën e burimeve njerëzore të çdo bashkie, në mënyrë që të krijohet një sinergji e domosdoshme për t’ia dalë. Jemi shumë të vetëdijshëm se jo të gjitha bashkitë kanë mundësitë për të përballuar këto sfida vetëm.
Luftë motorëve të ujit
Marrim si shembull pastrimin e vazhdueshëm dhe cilësor në kohën e sezonit, ku është e qartë, që me të ardhurat e tyre dhe me kontributet e qytetarëve, për arkën e bashkisë, nuk mund të përballohet shumëfishimi i numrit të banorëve të zonës që mbulon bashkia në atë periudhë kohe, për këtë arsye, ne kemi parashikuar disa masa shumë konkrete dhe po ashtu e dimë se nëse në aspektin e sigurisë, të shërbimeve shëndetësore, në aspektin e mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme, që nga kërcënimet që vijnë nga abuzimi me ato mjetet e ujit, që të vit do të kufizohen në mënyrë drastike, në hapësirën e veprimtarisë së tyre, deri te kërcënimi i mjedisit nga zjarret, janë bërë hapa përpara, por krejt të pamjaftueshme, dhe kam bindjen që ky do të jetë një vit kthese për një cilësi të re, për këtë angazhim të përbashkët dhe të përgjithshëm. Ashtu sikurse kam bindjen, se krijimi i një game aktivitetesh argëtuese është një domosdoshmëri, në mënyrë që ata që vizitojnë Shqipërinë, të kenë mundësi të shkojnë përtej kufirit të hotelit dhe zonës së plazhit.
Të mund të vizitojnë pikat e trashëgimisë kulturore dhe të mund të hynë më thellë në jetën e banorëve të zonave, si dhe të kenë hapësira për argëtimin e fëmijëve të familjes në aktivitete të ndryshme kulturore, artistike sportive.
Kam bindjen se do t’i bashkojmë të gjitha forcat dhe nëse e zbatojmë këtë plan siç duhet, do të kemi një sezon turistik me një përparim të ndjeshëm, nga vetë turistët dhe do të vendosim një bazë të mirë për të përsosur më tutje hap pas hapi, në sezonet e ardhshme, këtë punë të përbashkët. Do të vazhdojë të intensifikohet puna. Çështja e zhurmave nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, por duke caktuar qartësisht në çdo bashki zonat dhe oraret, mbi të cilat duhet të vigjilojnë forcat që i kanë përgjegjësinë shtetërore për ta bërë këtë punë dhe për të garanatuar që jashtë këtyre zonave dhe orareve të mos shqetësohet askush.
Luftë zhurmave
Kush do të kënaqet me zhurmë gjithë natën, ta ketë këtë mundësi me pika të specifikuara dhe jashtë zonave të pushuesve. Kemi dhe disa ditë për të vendosur çdo pikë mbi i. Zhurmat do të ndëshkohen në mënyrë ekstreme, pas 1 qershorit, kjo vlen edhe për subjektet që derdhin ujëra të zeza në lumenj dhe det.
Sa për pastërtinë, turizmi nuk është një aktivitet i izoluar dhe njerëzit që vijnë në Shqipëri, meritojnë të kenë një mjedis të pastër, edhe përgjatë akseve ku ata lëvizin.
Ministrat, sërish pushime "Made in Albania"
Rama bëri të ditur se edhe sivjet ai u ka vendosur “diktatin” ministrave të tij për t’i kaluar pushimet verore në Shqipëri.
“Edhe këtë vit, asnjë ministër nuk do të bëjë pushime jashtë vendit”, - tha kryeministri.
Dritan Leli: Luftë qeseve plastike, disktot verore në Zvërnec
Ndërkohë, kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli tregoi se cila do të jetë zona që do t’i kushtojë bashkia Vlorë subjekteve të llojit diskoteka për të mos bërë zhurmë te pushuesit, si dhe cila do të jetë lufta e kësaj bashkie me pastrimin.
Disa ditë në muaj, është kërkesë e bizneseve dhe të rinjve që e gjithë dita të jetë me muzikë. Në Vlorë, kemi kushtuar një territor jashtë ndikimit të zhurmës. Në zonën e Zvërnecit, ku nuk ka zona hotelerie.
Lufta jonë është lufta me qeset plastike, që janë gangrena më e madhe që kemi trashëguar, duhet të mundësojmë shndërrimin e qeseve plastike në qese letre. Pemët e qytetit, shndërrohen në bredha krishtlindjesh të mbushur me lloj lloj qesesh, nga papërgjegjshmëria e qytetarëve kur fryn erë. Plastika duhet të zëvendësohet me letrën.
Dritan Leli, kryetari i Bashkisë Vlorë
Rama duket shume I friksuar ka hyre ne gjak me kuksianet me vjen keq
PërgjigjuEdhe po ishe ne gjak me kuksianet keq e ke punen. Aq keq sa e pati dhe Dulla gati 40 vjet rrjesht.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Nje fjale e urte thote: Moj Dudi moj Dudi ku ta ve une dhe ku pjerdh ti.
Spiropali ka instaluar ne koke nje paisje elektronike ZHURMUS DEBATI dhe RECITAL POLITK QE FILLOJNE ME SHTYPJEN E BUTONIT PLAY Paisja eshte e instaluar prapa koke poshte flokeve ku ZONJA Spiropali e KONTROLLON paisjen Me telekomande si manjetofon record PLAY ff reverse dhe STOP
Përgjigjuvete prova konkrete qe edi rama e beri president ilir meten njeriun me dinak dhe trafik korruptuar,dhe zgjodhi njerze per nje qeveri,specialiste trafiku si saimir tahirin = tregon te gjitha per shqipetaret,evropen dhe ameriken..
PërgjigjuO Ramu. Pastro plerat Berishe-Bashe- Monqike, pastaj ato buze detit.
Përgjigju