Intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama në emisionin e njohur “Le invasioni Barbarche” thuajse ka mahnitur italianët. Menjëherë pas bisedës në studio me gazetaren Daria Bignardi kanë qenë të shumta komentet vlerësuese të vetë italianëve në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.
 
Për disa prej tyre shfaqja e kreut të qeverisë shqiptare gjatë intervistës është shembull i civilizimit. Prezantimi që Rama i bëri Shqipërisë në televizionin La7 dhe pikëpamjet e tij mbi të ardhmen e vendit, ka ndikuar që shumë italianë të mos e diskutojnë mundësinë e ardhjes në Tiranë. Në komentet e tyre nuk kanë munguar as notat e humorit
 

“Edi Rama kryeministri shqiptar, shembull i madh i civilizimit”, shkruan një italian.
 
“Ku e mbanin të fshehur shqiptarët këtë kryeministër kaq të mirë?”, shkruan një tjetër italiane në rrjetet sociale.
 
“Kryeministri shqiptar, kultura dhe inteligjenca e tij më bëri të dua të shkoj në Tiranë”, është një tjetër koment.
 
“I madh, të bukura fjalët që tha për Evropën”, shkruan një tjetër italian.
 
“E mendoj seriozisht, urime edhe njëherë për dashurinë që ndieni për vendin tuaj që shfaqej në çdo fjalë dhe gjest tuajin”, komenton në rrjetet sociale një italian.
 
 


 
 
 
 
 
 
 
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)