Rama-Malaj, debat në
Grup PS për qarkun Fie
Grupi parlamentar i PS ka pasur debate lidhur me qarkun e Fierit e kushtëzimit që i është bërë miratimit të tre ligjeve me shumicë të cilësuar, një kërkesë e KE. Malaj e Rama kanë pasur debate, ndërsa kreu i PS ka thënë se s'do ketë miratim ligji pa Fierin.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar e qetë dje pas mbylljes së dyerve për gazetarët. Që në fillim ka qënë deputeti i qarkut të Vlorës dhe anëtar i kryesisë socialiste Arben Malaj ai që i ka kërkuar kreut socialist Edi Rama që të votohen tre ligjet me shumicë të cilësuar që janë kërkesë dhe e BE për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe të mos kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të qarkut të Fierit.
Kërkesë e cila ka hasur në reagimin kundër të Ramës por dhe të kreut të grupit Gramoz Ruçi, të cilët kanë kërkuar madje dhe evitimin e deklaratave lart e poshtë jashtë qëndrimit të grupit. "Mos e kushtëzoni votimin në Kuvend për ligjin për Gjykatën e lartë dhe dy ligjet e tjera me qëndrimin ndaj zgjidhjes në qarkun e Fierit. Pasi është shumë i rëndësishëm për vendin marrja e statusit për në BE", mësohet të ketë thënë deputeti Malaj dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Kërkesë e cila ka hasur në kundërshtimin e kreut të PS, që mësohet të jetë kundërpërgjigjur me deklaratën se "ne nuk mund të votojmë, kur nuk zbatohen vendimet e gjykatave dhe në rastin konkret të Gjykatës së Lartë. Madje nuk ka asnjë sinjal as nga ndërkombëtarët se na kanë keqkuptuar". Por debati ka vijuar sërish duke u përfshirë në faktin se po prishen raportet me ndërkombëtarët për një qark si Fieri. "Nuk duhet të prishim raportin e mirë që kemi me ndërkombëtarët për një qark, pasi ne do të fitojmë në zgjedhjet e vitit 2013", mësohet të ketë thënë Malaj. Duke hasur sërish në reagimin e Ramës, që ka përmendur qëndrimin e grupit për të vijuar në këtë linjë. "Nuk ka asnjë qëndrim grupi për këtë punë dhe nuk janë dakort që të hiqet ky kusht", mësohet të ketë thënë Rama. I cili është pasuar dhe nga ndërhyrja e kreut të grupit të PS, Ruçi.
"Ne nuk kemi marrë asnjë vendim dhe nuk duhet të japim opinione dhe jashtë mbledhjes së grupit", mësohet të ketë thënë kreu i grupit Ruçi. Ndërsa është vendosur për deputetët që do të diskutojnë në seancën e radhës në Kuvend. Kurse në fillim të mbledhjes së grupit, kreu i PS Rama ka folur publikisht në lidhje me qëndrimin kundër votimit të ligjeve pa arritur më parë zbatimin e vendimit të Gjykatës së lartë për qarkun e Fierit.
"Jemi gati të marrim pjesë në diskutimin për përmirësimin e drafteve ekzistuese dhe t'i votojmë këto ligje, në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar për administrimin e qarkut të Fierit do shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar si administratorët e këtyre katër viteve që janë të zgjedhurit e PS e të opozitës shqiptare", tha Rama. Sipas kryesocialistit s'ka asnjë kuptim që të vazhdohet me miratim ligjesh, ndërsa zbatueshmëria e ligjit jo vetëm është në nivelin më të ulët por në rastin konkret cenon drejtpërdrejt një vendim të formës së prerë të gjykatës. Lidhur me çështjen e reformës parlamentare, Rama tha se opozita është në pritje të palës tjetër që të pranojë variantin e dakordësuar dhe me ekspertët ndërkombëtarë, duke pranuar parimin e trajtimit të barabartë të shumicës dhe të pakicës në sallën e parlamentit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24