Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për mediat me homologun malazez Abazoviç për projektet e përbashkëta mes dy vendeve.
“Dëshiroj të shpreh falënderimet edhe në emër të të gjithë delegacionit tonë sepse edhe një herë tjetër ne e kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj dhe mund të bëjmë shumë më shumë. Ne takohemi në një moment shumë sfidues edhe për vetë Evropën ndaj edhe vlera e kësaj vëllazërie është shumë më e madhe. Si vizita jonë në Kiev si përpjekjet tona të përbashkëta në këto sfida janë themeli për tu thelluar marrëdhëniet tona më shumë. Një lufta ka nisur jo thjesht për të shkatërruar Ukrainën por edhe për të gjunjëzuar Evropën por edhe në këto kushte ne kemi ecur para drejt BE-së. Kemi parë se si më në fund Bashkimi Evropian është bërë më i ndjeshëm për rajonin, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut hapën negociatta, Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave, Bosnja mori statusin kandidat apo ashtu si u mbajt për herë të parë një samit i BE në Tiranë apo në Mal të Zi një tjetër samit. Të gjitha këto janë pozitive por BE është një korsi e përbashkët. Unë dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falënderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në qendër këtu në Mal të Zi, ndërkohë që procesi i Berlinit do të ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të vjeshtës, data do të përcaktohet në takimin që do të kem me Kryeministirn Scholtz së shpejti në Berlin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama-Abazoviç: Jemi më shumë se fqinj! ‘Ballkani i Hapur’ ka rijetëzuar Procesin e Berlinit
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21