TIRANË, 17 Nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama duke folur sot për projekt buxhetin 2015, u shpreh se një ndër objektivat është mbështetja e rritjes ekonomike pa masa shtrënguese.
"Jam krenar për këtë element thelbësor të qasjes tonë qysh vitin e shkuar", tha Rama.
Duke folur për marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kryeministri Rama u shpreh se, "hymë në një program me FMN, gjë që koha po e provon që ishte zgjedhja e duhur, por duke u imponuar me argument për një paketë fleksibël rritjeje".
Kjo paketë, theksoi Rama, "na jep mundësi të orientohemi drejt rezultatesh të mirëpërcaktuara". (vijon)











