Kryeministri Edi Rama veçoi kontributin e Komsioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit që Shqipëria po ndjek.
"Unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohemi që edhe historia do të shkruajë për të me faqet e saj. Ajo duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi të bërë nga unë, dhe i jap fjalën Martës me të gjithë lagjen ballkanike që ndodhet këtu që do të përbahem me fisnikëri nga pretendimet e të drejtës së autorit për kapitullin e Shqipërisë",- tha Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel.
Lajmi kryesor:
Rama në Bruksel: Zgjerimi është domosdoshmëri për BE-në! Kos solli rezultate dhe entuziazëm në procesin për anëtarësimin










