'Rama mashtroi mbi 3500 qytetarë dibranë', PD kërkon anulimin e koncesionit për Llixhat e Peshkopisë
Deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar dibranët, duke dhënë koncesion korruptiv në ujërat termale “Llixhat e Peshkopisë”.
Duke përmendur tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-ëve si korruptive, Gjunkshi tha se koncesioni në "Llixhat e Peshkopisë" është i dhënë në të njëjtën mënyrë, e për këtë arsye duhet anuluar e personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.
Gjunkshi tha se banorët presin anulimin e menjëhershëm të procedurës së koncesionit, në të kundërt do të ketë protesta.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka denoncuar aferën e dhënies me koncesion të ujërave termale “Llixhat e Peshkopisë”. Ne jemi angazhuar të jemi në krah të banorëve në protestat e tyre dhe këmbëngulim deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere dhe nxjerrjen e përgjegjësve që janë përzier në të. Ky koncesion i dhënë pothuajse njësoj, me të njëjtat praktika korruptive, si tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-eve, duhet të anulohet dhe personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë. Partia Demokratike siç ka mbështetur banorët e Astir-it prej afro 80 ditësh, do të mbështesë banorët e Llixhave dhe qytetarët e Dibrës deri në anullimin e këtij konçesioni.
Xhemal Gjunkshi, Deputet i Partisë Demokratike
Gjunkshi tha më tej se procedura e koncesionit cënon drejtpërsëdrejti interesat e mbi 3500 banorëve të qytetarëve dibranë dhe favorizon interesat korruptive të qeverisë Rama.
Me kete aktivitet jane te lidhur mbi 35 hotele, mbi 200 shtepi pritëse (biznese familjare).Banorët e Dibrës e dinë mirë se nëse Qeveria Rama do kishte qenë e përgjegjshme dhe dashamirëse me Dibrën, do i kishte anulluar edhe HEC-et e Çidhnës dhe nuk do e shkatërronte Kanionin e Setës, ashtu siç ka thënë se do të anullojë HEC-et mbi Vjosë apo ato të Kanionit të Holtës.
Xhemal Gjunkshi, Deputet i Partisë Demokratike
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 12592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbërrin në Rinas presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
23 Shkurt, 15:49
-
Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta, e bëri Shqipërinë lesh e li! Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj
23 Shkurt, 12:57
-
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor! Kryeministri Rama i sheh nga afër
23 Shkurt, 11:02
-
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë
23 Shkurt, 08:09
-
Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)
22 Shkurt, 18:22
-
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22 Shkurt, 14:24
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt, 13:02
-
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo
22 Shkurt, 11:32
-
Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman
22 Shkurt, 11:30
-
'Hollivudi në Tiranë', dy artistët amerikanë serial për Shqipërinë! Rama në ‘Flasim’: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
22 Shkurt, 09:26
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55