Rama: Mbështes qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit 

Rama: Mbështes qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave për Manastirin e Deçanit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama, inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Kosova është partner i besueshëm.

'Unë mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.'- shkruan Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Bëhet fjalë për transferimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit, vendim i Gjykatës Kushtetuese në 2016 dhe i pazbatuar. Vendimi për ta regjistruar është akt vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni që do të mbahet në prill.

Kurti tha se qeveria është kundër vendimit për t’ia dhënë pronën manastirit serb, por nuk ka mjete ligjore për të kundërshtuar gjykatën, ndërsa autoritete lokale kanë refuzuar zbatimin e vendimit pasi sipas tyre Kushtetuesja legalizoi vendimin e1997 të ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç që ia dhuroi pronën manastirit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja