Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar në, profilin e tij në Facebook, të dhënat më të fundit, të publikuara nga Instat, mbi punësimin në vend. Sipas kreut të qeverisë këto të dhëna janë tregues i rritjes së besimit të qytetarëve dhe indikatorë i një rimëkëmbjeje ekonomike.
 
“Rritet punësimi dhe besimi i qytetarëve tek programet e qeverisë për punësimin. Rimëkëmbja ekonomike vazhdon.”- ka shkruar Rama në rrjetin social facebook
 
Gjithashtu Kryeministri i vendit e ka shoqëruar deklaratën e tij me një foto ku publikohen të dhënat e Instat mbi punësimin për tremujorin e dytë të vitit 2014. Këto të fundit, në foto, krahasohen me ato të një viti më parë, ku vihet re një rritje të punësimit në sektorin privat me 11.38% dhe githashtu se numri i personave jashtë tregut të punës zbret me 18074, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.

rama facebook

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)