Rama: Shtyrja e afatit të ID? Bën sens si kërkesë, do e shqyrtojmë! Koalicioni opozitar, një hibrid i papërtypshëm! Puna ilegale e Metës, në sytë e të gjithëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur si mundësi shtyrjen e afatit të ID deri më 30 prill, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Për kreun e qeverisë, kjo është një kërkesë që bën sens pasi është në të mirë të procesit zgjedhor, e për pasojë ka deklaruar se do të shqyrtohet si mundësi.

Në përfundim të mbledhjes së përjavshme me drejtuesit politik të qarqeve, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe kundërshtarët politik, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit, ai ka përsëritur akuzat e tij se po bën fushatë për LSI-së duke theksuar se “veprimtaria e tij ilegale është në sytë e të gjithëve”. Nisur nga kjo, ai shprehet i bindur se qytetarët do e ndëshkojnë në 25 prill. Për Ramën, “Meta është një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”.

Nga ana tjetër, teksa tha se PS-ja do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët, nuk i ka kursyer ironitë për opozitën e bashkuar të cilën e quajti “një hibrid të papërtypshëm”.

Në fund, edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë sulmuar për nisjen e procesit të vaksinimit të personalitetet për mbi 80 vjeç. Kritikat, i ka quajtur të turpshme, duke thënës se po bëhet përpjekje për të marrë sa më shumë doza të vaksinës, që të kenë mundësi që të vaksinohen të gjithë.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:13
Akuzat për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç, Rama: E turpshme! Zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik (VIDEO)

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave lidhur me vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80-vjeçare. Ai e ka konsideruar të turpshme teksa deklaroi se qeveria po vijon punën për të siguruar sa më shumë doza vaksinash.

"Nuk kam thënë asnjëherë që do vaksinohen personalitete që janë jashtë kësaj kategorie. Kjo është një zallamahi e krijuar nga zëdhënësit e opinionit publik. Lëshuan një ofensivë të turpshme pa kuptim pse po vaksinohen disa njerëz 80 vjeçarë plus që janë mbi moshën 80 vjeçare. Që të bëhet gjithë kjo për 30 njerëz që kanë dhënë gjithçka kanë pasur dhe që kanë dhënë vlera morale historike të këtij vendi, kjo është e turpshme. Nëse do kishim bërë një grup personalitetesh pa bërë këtë kategori por njerëz të moshave të ndryshme, kjo do ishte e debatueshme. Ne po luftojmë ditë dhe natë për të marrë dozat e vaksinave. 70% e vaksinave të prodhuara në botë janë marrë nga 10 vende kryesore. Ne kemi pak doza por ne e kemi filluar vaksinimin ndërsa sfida jonë është të mos ndalemi për shkak të mungesës së dozave. Duhet të provojmë që kur të bie një hall në vend, ka vetëm një adresë dhe ajo është PS-ja dhe Edi Rama" - tha Rama.

Ora 10:07
Rama: Meta një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij për presidentin Ilir Meta se po bën fushatë për LSI-në.

“Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill”, tha Rama.

Ora 10:06
Rama: PS koalicion vetëm me qytetarët! Opozita po punon për një hibrid të pangrënshëm! (VIDEO)

Koalicionin e opozitës së bashkuar, kryeministri Edi Rama e ka quajtur një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, duke theksuar se PS do shkojë e vetme në zgjedhje.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem kur çdo parti garon me simbolin e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm”, tha Rama.

Ora 10:03
‘Të shtyhet afati i ID deri më 30 prill’/Rama për kërkesën e opozitës: Bën sens, do e shqyrtojmë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka lënë mundësinë e hapur për të shtyrë afatin e kartave të Identitetit deri më 30 prill, kërkesë kjo e opozitës.

“Kur bëhet fjala për zgjedhjet, zgjedhjet janë të përbashkëta, rregullat janë bashkërisht dhe çdo propozim i arsyeshëm që secila palë bën dhe është në interes të procesi zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur që të gjitha palët të jenë të barabarta”, tha Rama.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marku: 22/02/2021 12:28

    Ben vertet sens puna e afatit te IDve. Pra argumenti i tij dhe dallkaukeve te tij se opozita fle gjume, jane kot, farse. Duhet ta kerkonin shtyrjen e afatit e jo ta mendonte vete ky mendjelliu i madh. Sa per te ashtuquajtur personalitetet, ky do te jete nje turp qe do ti ndjeke nga pas dhe qe desjmonnper papergjegjshmerine dhe nepotizmin edhe ne kohe pandemie. Ne fushate nuk po shohim programe, sikunder po ben PD, por lufte qensh ndermjet Rames dhe Metes, PS dhe LSI, kush ti vjedhi njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!