Afro 1 mln shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportës, Opozita e Bashkuar letër ministrit Çuçi: Të shtyhet afati i tyre deri më 30 prill

Afro 1 mln shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportës, Opozita e Bashkuar letër ministrit Çuçi: Të shtyhet afati i tyre deri më 30 prill

Foto ilustruese

Teksa na ndajnë më pak se 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare, shumë qytetarë ende nuk kanë rinovuar mjetet e tyre të identifikimit. Opozita e bashkuar u ka dërguar një letër ditën e sotme Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, kryeparlamentarit Gramoz Ruçit si dhe kreut të KQZ-së ku i bën thirrje që të shtyjë afatin e skadimit të pasaportave dhe kartave të identitetit deri më 30 prill 2021.

Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi, ata ngrenë shqetësimin për konstatimin e një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike.

"Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve", - thuhet në letër.

Sipas letrës së opozitës pamundësia ekonomike dhe koha e shkurtër për të mundësuar pajisjen me karta identiteti qytetarët shqiptarë që u ka skaduar mjeti i identifikimit që mundëson votimin në zgjedhjet e 25 prillit kërkohet marrja e masave të njëjta me ato të ndërmarra me ligjin nr. 11/2019, datë 05.03.2019 “Për një shtesë në Ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”, ku për shkak të zgjedhjeve lokale u vendos shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Për shkak të natyrës urgjente ndërhyrja mund të bëhet me Akt Normativ, ku të parashikohet një dispozitë tranzitore në ligjin nr. 8952/2002, me përmbajtje si vijon: “Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 dhe që përfundojnë brenda datës 25 Prill 2021, zgjatet deri në datën 30 Prill 2021.”.

Vetëm pak muaj më parë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se numri i personave që u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik (kartë identiteti ose pasaportë) dhe nuk e kanë rinovuar deri më datë 31 dhjetor 2020, është 873 mijë qytetarë.

Duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh, edhe politika shqiptare si dhe ambasadorët e huaj u kanë bërë apel të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë. Edhe pak ditë më parë, Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jul Kaizeri: 17/02/2021 23:53

    Aplikoni on line të E Albania!.. Emigrantët që janë civilizuar ,do e votojnë Ed Rama-n,sepse ndryshimi për mirë duket qartë!..Normal që Rama do punojë edhe më mirë,pa Pandeminë e Pandelinë,apo Tërmetin apo Sizmën

    Përgjigju
  • Bame: 17/02/2021 19:59

    Thirrjet i kemi degjuar per te aplikuar. Por ne 1 milion e kusur shqiptare jemi nje cike larg, neper bote. Nuk patem mumdesi te vinim vjet, per shkak te pandemise. Dhe neper ambasada nuk aplikojme dot se nuk e ofrojme si sherbim, si gjithe vendet e tjera. Edhe Kuba e ka me lehte te marresh pasaporte permes ambasades. Ndac shtyjini ndac jo afatet. Si tu dalin llogarite. Nese jo, i bie qe PS ka frike nga vota emigranteve, dhe ia kuptojme hallin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja