Bilanci i 2023, Rama mbledh kabinetin qeveritar këtë fillim viti! Në fokus edhe prioritetet e 2024

Bilanci i 2023, Rama mbledh kabinetin qeveritar këtë fillim viti! Në fokus edhe prioritetet e 2024

Edi Rama

Vitin e ri 2024 kryeministri Edi Rama pritet që ta nisë me një mbledhje të kabinetit qeveritar.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 9 janar ndërsa pritet që të bëhet një bilanc për vitin që lamë pas si dhe të vendosen objektivat për 2024.

Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, prandaj takimi pritet të jetë i formatit “retreat”.

Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua viti më i mirë për Shqipërinë nga kreu i qeverisë. Në konferencën e fundit të vitit 2023 Rama bëri një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Bilanci i rendit dhe sigurisë për vitin 2023

1704366682_balla.jpg

Ministri i Brendshëm ishte sot në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 por dhe për të prezantuar prioritetet në vitin që sapo hymë.

Bilanci 2023

-10.155.640 shtetas të huaj vizituan Shqipërinë. Zero ngjarje kriminale të qëllimshme, ndaj jetës së turistëve

-9.123.127 automjete janë regjistruar në hyrje/dalje

2.634. 944 eurove sekuestrohen në kufi. Goditen 87 raste të mosdeklarimit të të hollave

58 raste të kontrabandës së mallrave/produkteve

154 operacione për goditjen e dhënies ndihmë të emigrantëve

Ndërtimet pa leje, për 9 objekte do të arkëtohen si të ardhura në buxhetin e shtetit 10.5 milionë Euro.

191 të vrarë, 187 të plagosur rëndë në aksidente rrugore

Janë goditur 47 grupe kriminale

35 vrasje nga këta 11 krime në familje

4698 raste të dhunës në familje

67 ngjarje të rënda kriminale

24 grupe kriminale u goditën në kuadër të operacionit “Tempulli”

797 armë armë të sekuestruara, 300.4 kilogramë lëndë plasëse

U goditën 28 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Jnë asgjësuar 293 047 bimë narkotike cannabis sativa, me 273 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë.

Janë sekuestruar 4 tonë cannabis sativa; 62 kilogramë heroinë, 23 kilogramë kokainë dhe 11 300 tableta ekstazi;

Janë goditur 5 grupe kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare,

Nga 139 shtetas të arrestuar jashtë me qëllim ekstradimin 78 janë në Shqipëri

367 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan