Tirane- Drejtuesit e ri politikë të qarqeve të PS kanë nisur angazhimin në terren për zgjedhjet e 2025. Kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme, (11 shtator 2024) përfaqësues të kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.
Takimi nisi në orën 9:00 dhe përfundoi rreth orës 10: 30, ndërsa vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur për të koordinuar aksionin që synon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm.
Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025. Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren duke shkuar në zonat e tyre, bën të ditur gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv.
Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administrën dhe Antikorrupsionin.
Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes në Kryeministri, ditën e sotme ministrat do të jenë në mbledhje qeverie.
Gazetarja e Report Tv Raziela Myslimaj ka bërë me dije se nuk do të ketë një dalje nga ana e ministrave që të bëjnë me dije vendimet që do të merren, përveç faktit që do të pasqyrohen në faqen e Kryeministrisë.
Ndërkohë sot Kryeministri Rama pritet që të ketë një takim edhe me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili do qëndrojë në Shqipëri për një vizitë 24 orëshe dhe fillimisht do të takohet me presidentin Bajram Begaj.
Kush janë drejtuesit politike të PS në qarqe
1-Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu
2-Durrës: Emirjana Sako
3-Shkodër: Benet Beci
4-Lezhë: Ulsi Manja
5-Kukës: Pandeli Majko
6-Dibër: Blendi Gonxhe
7-Elbasan: Arbian Mazniku
8-Fier: Belinda Balluku
9- Korçë: Niko Peleshi
10-Gjirokastër: Mirela Kumbaro
11-Berat: Ervin Demo
12-Vlorë: Bledi Çuçi
Drejtues politikë për emigracionin, Taulant Balla
Kush janë drejtuesit socialistë të Komisioneve Parlamentare
-Klotilda Bushka, drejtuesja e Komisionit të Ligjeve
-Nasip Naço, kreu i Komisionit të Sigurisë
-Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm
-Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë
-Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
42.7%
-
Negativ
44%
-
Jam i/e dyzuar
13.3%
Vota total: 5863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend! Ndryshimet në Kodin Zgjedhor presin 'dritën jeshile', në rend edhe shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH
16 Shkurt, 08:33
-
11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti
15 Shkurt, 16:06
-
Pista e re e atletikës, Manastirliu: Investim strategjik për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Universitetin e Sporteve
15 Shkurt, 15:49
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
Fake News i Berishës/ Deklaratën e nënpresidentit të SHBA për BE e përdor për propagandën e vet
15 Shkurt, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
15 Shkurt, 09:02
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
Keta jane drejtuesit /e rinj/?! Keta jane /pleq/ si ne moshe,si ne politike,figura te konsumuara!
Përgjigju