Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në orën 18:00 në selinë rozë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të fokusohet tek puna për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Takimi konsiderohet informal dhe pritet të mos ketë dalje për mediat.
Ndërkohë raportohet se edhe PD po në të njëjtën orë do të do të zhvilloj një takim në Kryesinë e partisë. Mbledhja e tyre vjen pas protestës së 7 tetorit, në të cilën opozita nisi mosbindjen civile.
Komento