TIRANË - Elisa Spiropali ka edhe një shans, ose ajo do ta shoh veten jashtë Partisë Socialiste, nën logon e së cilës ngjiti një e nga një shkallët e pushtetit.
Ish-ministrja duket se ka shkelur vijën e kuqe të partisë me kritikat e ashpra publike përmes disa postimeve në mediat sociale, kufij që kryeministri Rama ia bëri të qartë në mbledhjen e kësaj të hënë të grupit socialist dhe ministrave. Krisja e parë e madhe ndodhi kur Spiropali theu urdhrin e partisë dhe nuk mori pjesë në votimin për imunitetin e Belinda Ballukut.
“Herën e parë nuk erdhe në votim, herën e dytë bëre çarçafin. Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi. Je akoma këtu, sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë, por merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, i ka thënë Rama.
Kjo është përplasja e dytë publike e Spiropalit me kryeministrin, që kur ajo u la jashtë kabinetit qeveritar. Në një mbledhje të ngjashme një muaj më parë, Rama e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë Spiropalin, pas polemikave të saj me Ministren e Shtetit Erjona Ismaili.
Burime i thanë Report Tv se qëndrimet e ashpra publike të Spiropalit e kanë irrituar tej mase kryeministrin Rama, i cili ka qenë i prerë që në fillim.
“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, e kam me ty Elisa! Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. Ose me ne, ose përballë nesh”, i është drejtuar ai.
Siç mëson Report Tv, ish-ministrja Spiropali ka kërkuar fjalën për të sqaruar pozicionin e saj, por nuk është lejuar të flasë nga kryeministri Rama i cili ka thënë se kjo është replika e tij për ato që ish-ministrja ka shkruar në rrjetet sociale.
Pas shkarkimit nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali, dikur një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ramës, ka hedhur një lumë akuzash ndaj partisë së saj por dhe mënyrës se si po qeveriset vendi. Ajo ka folur deri për struktura dhe institucione që nuk i binden më ligjit, por klaneve dhe interesave personale.
Mbledhja që zgjati për 4 orë në Pallatin e Brigadave nisi me fokus tek raportimi i Kryenegociatores Majlinda Dhuka dhe Ministrit të Jashtëm për procesin e integrimit europian, por përfundoi me situatën më të diskutuar brenda PS-së, përplasjen Rama-Spiropali.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më shumë detaje nga mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS-së dhe qeverisë, gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në mbledhje u diskutua për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në BE dhe për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin.
Po ashtu, kryeministri shtoi se në takim u diskutua edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.
Komente











A ka Statut Partia Socialiste? - - - - - per ekzistencen e mirefunksionimin e saj, sipas standarteve Euro-Atlantike? - - - - - Statuti eshte akti i pare e i perjetshem Ligjor i themelimit. - - - - - Ai eshte e duhet te mbetet Kushtetuta, Rregullorja themelore, eshte ushqimi e testi baze per vitalitetin e shendetshem te ketij Organizmi Politik, si i gjalle e jo i fosilizuar, ne e me l(l)angosjet e pashtershme, gjithnje e me shpesh e rende poshteresuese e denigruese, nga ana e ketij NeoOtomani, per cdokend qe guxon te marre fryme e/o te shikoje jashte perimetrit me 'tela me gjemba', te bashkengritur prej tij e Salih Rame Berishes: "Vetem Perpara - Per Shqiperine Madhestore"! - - - - - Kur do te cohen ne Gjykate ceshtje parimore e/o thelbesore nga ana e personave e/o grupeve te cenuara nga sjelljet NeoOtomane te dyshes Edvin Kristaq Rama e Salih Rame Berisha ne Partite respketive?
PërgjigjuKush dreqin kujton se eshte ky?! Ignacio Lojola i Inkuzicionit,apo Luigji i XIV bashkuar ne nje: /partia ka dy ngjyra,bardhe e zi,ose me ne,ose perballe nesh/?! Enveri II,/heren e trete perjashtohesh/?! Cfare kujton se ka perballe ky? Gladiatore qe perbetohen para perandorit romak:/Ne qe do te vdesim,ju pershendesim juve!/,apo dele te bindura qe i drejton bariu deri ne thertore?! Cfare eshte kjo,autokraci,apo demokraci iliberale?! Ku po shkojne PS e PD me kryetare partish te tilla?! Ku po shkon Shqiperia dhe shqiptaret?!
PërgjigjuNjesoj si Berisha.
PërgjigjuSot nuk kuptohet me ku ndryshon PS nga PD?!?
PërgjigjuNuk eshte ceshtje partie: kushdo qe kthehet ne tiran apo diktator reagon serish: sot si Rama, dje si Berisha, Hoxha apo Zogu. Eshte tipar thelbesor i autoritarizmit kronik.