TIRANË - Po zhvillohet këtë të hënë mbledhja e zgjeruar mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave të kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave. Takimi ka nisur në orën 10:00 me raportimin në nivel qarku për “Punët e Shqipërisë”.
Raportimet kanë nisur me Ervin Demon, drejtues politik në qarkun e Beratit, dhe pas tij Blendi Klosi për Qarkun e Durrësit.
Report Tv mëson se gjatë mbledhjes së zgjeruar kanë raportuar për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës e Dhukës është përqendruar kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.
Ndërkohë drejtuesit e tre qarqeve, Korçë, Vlorë dhe Kukës nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të disa angazhimeve jashtë vendit. Konkretisht ata janë pjesë e një delegacioni në Irlandë.
Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.
Lajmi në përditësim...
Komente










