TIRANË- Ditën e nesërme do të mblidhet Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, ku në fokus do të jetë menaxhimi i mbetjeve, prezent do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka siguruar axhendën e takimit, i cili pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.
(Kliko këtu për të parë axhendën e takimit të Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët)
Ka kohe per pushtat e kuq vemdor por jo per ambasadoret.
Përgjigju