TIRANE – Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama mbledh nesër anëtarët e kryesisë, një ditë pasi drejtues të lartë socialiste evropianë, janë drejtuar me thirrje për bashkim ndërmjet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PS-së në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Presidenti i Partive Socialiste Evropiane Sergei Stanishev dhe zëvendëspresidenti i Parë i Parlamentit Evropian Gianni Pitella i kërkojnë ramës të zgjasë dorën publikisht Ilir Metës, aleatit të qeverisë aktuale dhe për të hapur rrugë krijimit të një qeverie të re të mjatë e cila do të sillte ndryshim rrënjësor të vendit.

Meta, i cili aktualisht ka tre ministra pjesë të kabinetit qeveritar, u bë pjesë e një koalicioni paszgjedhor me Partinë Demokratike të Sali Berishës, duke i siguruar fitoren dhe krijimin e një qeverie në zgjedhjet e vitit 2009. Vit i i cili u regjistrua si ndërprerje e marrëdhënieve mes dy socialistëve, Ramës dhe Metës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)