Pas ndryshimeve në strukturë të bëra në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama do të mbledh kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë më 28-29 Korrik.
Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani.
Burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime.
Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përveç ministres së Arsimit, Evis Kushi. Në vend të saj do të shkojë zv.ministrja Albana Tole.
I gjithë Sekretariati i PS është shkarkuar sot në Asamblenë socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.
Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi
-
Presim lajme te mira
Përgjigju-
Jemi në pritje. Të lumtur
-
-
Takim i rendesishem
Përgjigju-
T'a mbeshtes
-
-
Cuci eshte i ndershem, eshte qytetar
Përgjigju -
Zoti Rama po e tregon me se miri qe eshte shume i kujdeshem me qeverin e tij qe te jet sa me i sigurt dhe transparent me popullin kur ka dicka qe nuk funksionon per tu vlersuar kjo gje.
Përgjigju -
Edi Rama eshte nje lider shume i zgjuar dhe i drejt apo po ben ndryshimin e duhur dhe po shikon se ku vertet puna po calon per tu duartrokitur ????
Përgjigju -
Nje takim mjaft i rendesishem ku jemi ne pritje te vendimeve qe do te meren
Përgjigju -
Urojme qe kjo mbledhje te shkoje sa me mire
Përgjigju -
Jemi te sigurt qe do te diskutohen ceshtje shume te rendesishme per vendin
Përgjigju -
Donit te thoni "Kabineti Grabiqar" ndoshta???
Përgjigju











Komente
Komento